CENTURY 21 Albania
Zyra Rajonale Master Franchise CENTURY 21 Albania gëzon të drejtat ekskluzive të dhënies së liçensës franchise në territorin e Shqipërisë.
CENTURY 21 Albania ka në fokusin e saj agjensitë imobiliare aktive në tregun shqiptar, agjentët dhe menaxherët e suksesshëm, ndërtuesit dhe njerëzit e biznesit si dhe konsulentët financiarë dhe Vlerësuesit e Pronave të Patundshme, të cilët duan të investojnë ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
CENTURY 21 Albania, duke qenë pjesë e këtij rrjeti përfiton nga eksperienca e Sistemit CENTURY 21 për t'i ofruar klientëve të saj shërbim unik me standartet e larta, që CENTURY 21 ofron në mbarë botën. Në këtë mënyrë ju përfitoni nga një numër i madh mjetesh, programesh dhe sistemesh, që janë në dispozicion për të ndihmuar ju dhe agjentët tuaj për të arritur sukses më të madh.
Kontaktoni me ne!