Tel +355 042212121

Historia e CENTURY 21®

CENTURY 21 ë është krijuar në vitin 1971, kur agjentët e pasurive të patundshme Art Bartlett dhe Marsh Fisher hapën zyrën e tyre të parë në Orange Country, California (USA). Në fund të viteve 70, CENTURY 21 ë ishte shndërruar në njësinë e vërtetë të pasurive të patundshme në Amerikë për numrin dhe vëllimin e transaksioneve, si dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në kushtet e rritjes globale ka qenë një vit përparimi ai i 1998-ës, ku kompania u vetëpozicionua në Kinë duke marrë kështu një nga tregjet më të mëdha botërore.

Aktualisht, Century 21 Real Estate LLC (century21.com) është franchisori i organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, manaxhim, suport administrativ dhe në marketing për Sistemin CENTURY 21. Sistemi përfshin më shumë se 7,200 zyra franchise që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me mbi 100, 000 bashkëpunëtorë shitjesh, në 75 vende dhe territore në të gjithë botën. Century 21 Real Estate LLC është pjesë e Realogy Corporation, koorporatë globale në real estate dhe në shërbimet e zhvendosjes.

© 2014 Century 21 Real Estate LLC. CENTURY 21ë është një markë e regjistruar e liëensuar për CENTURY 21 LLC Real Estate. Një kompani që ofron Mundësi të Barabarta Strehimi. ëdo zyrë CENTURY 21ë, Operon dhe është në Pronësi të Pavarur. 


Avantazhet e sistemit franchise®

Qellimi yne i perbashket 

Tek CENTURY 21, ne ndajmë një qëllim të thjeshtë e të përbashkët me Franchisee-t tona: suksesin. Për këtë qëllim, ne mbajmë një relacion të ngushtë me Franchisee-t tona, duke i mbështetur ato me mjete dhe programe që janë të provuara dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të tyre. Si lider botëror, Sistemi CENTURY 21ë do ju ndihmojë të zhvilloni një biznes të suksesshëm në tregun imobiliar në Shqipëri, me anë të metodave të provuara tashmë prej 43 vitesh në mbi 75 vende te botes si në SHBA, Francë, Angli, Turqi, Greqi, Spanjë apo Australi, duke siguruar rolin e liderit në treg, me një imazh të njohur nga klientët, partnerët e biznesit si dhe nga konkurrenca. Ne ofrojmë mjete të teknologjisë së larte në website, programe kontakti, mbështetje në marketing për të përmendur vetëm disa fusha. Sistemi CENTURY 21 është dizenjuar për t'ju kujtuar ju që operoni në biznes në mënyrë të pavarur, por nuk jeni vetëm. 


Suporti dhe trajnimi 

Sistemi CENTURY 21ë është hartuar për të mbështetur ëdo Franchisee në nevojat e tyre të biznesit, si edhe për të mbajtur agjentët të informuar me zhvillimet e fundit në Real Estate. Ju do të përfitoni nga një gamë e gjëre mjetesh, programesh dhe sistemesh që janë ngritur t'ju ndihmojnë ju dhe agjentët tuaj të arrijnë një sukses më të madh.

  • Këshilltarë biznesi: ëdo Franchisee CENTURY 21 i vihet në mbështetje këshilltarë që të ndihmojnë biznesin e tyre të operojë në mënyrë efiëiente dhe me kosto efektive. Ky partner i besuar i udhëheq Franchiseet përmes të gjitha aspekteve të ngritjes dhe operimit të biznesit. 
  • Trajnimi: Programi i trajnimit CENTURY 21 është hartuar për tu dhënë brokerave dhe agjentëve mundësinë për të mësuar në ëfarëdo mjedisi që ato ndihen komod, në klasa trajnimi, në klasa virtuale dhe në module online. Ne jemi krenar të pohojmë se programi jonë i trajnimit është vlerësuar në Revistën e Trajnimeve 100 top list për vite me rradhë. 

Teknologjia: Sistemi CENTURY 21 ka ndërtuar një platformë teknologjike avangardë, mjete webi dhe media sociale. Agjentët mbështeten nga një website i orinetuar drejt klientit Century21.com dhe Century21albania.com, gjithashtu edhe sistemi ynë gjithëpërfshirës i intranetit. Për më tepër,ëdo agjenti të rrjetit Century 21 i ofrohet një llogari në 21online.com, ku ofrohen kurse virtuale trajnimi dhe programi Business Builder që i mundëson secilit prej nesh të operojë disa hapa përpara konkurencës. CENTURY 21 është gjithashtu aktiv në tregun e mediave sociale gjithnjë në rritje me mjete dhe dialogje në Facebook, LinkedIn dhe Twitter. 


Marka dhe marketingu

Si CENTURY 21 Franchisee, ju do të përfitoni nga standarti i artë i një marke të mirënjohur globale. Marka CENTURY 21 është marka më e mirënjohur në industrinë e real estate me 94 % njohuri ndër konsumatorët.

Programet e CENTURY 21 janë një kombinim i efektshëm i medias/PR, televizionit, printimit, reklamimit online dhe jashtë duke dërguar mesazhet tona tek miliona konsumatorë - dhe në derën tuaj. Vendosja strategjike e reklamimit tonë është dizenjuar për të arritur spektrin më të gjërë të blerësve dhe shitësve të shtëpive. 

Rekrutimi dhe zhvillimi

Me një mbështetje të gjëre të një stafi profesionistesh në këtë industri, me klasa trajnimi dhe me programe vlerësimi që njohin arritjet e agjentëve tuaj, sistemi CENTURY 21ë do t'ju ndihmojë ju të rekrutoni, trajnoni, dhe mbani talentet më të mira në këtë industri. Një benefit i mëtejshmëm kur bashkohesh me familjen CENTURY 21 është mundësia për ju dhe agjentët tuaj per të ndjekur eventet tona dhe të njiheni si kompani dhe për arritjet tuaja individuale.

Përfitoni nga eksperienca 43-vjeëare në fushën e imobiliarëve të grupit tonë CENTURY 21ë dhe Realogy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo eksperiencë do t'ju transmetohet juve dhe agjentëve tuaj nëpërmjet suportit të vazhdueshëm nga ana jonë, por edhe nëpërmjet kurseve të personalizuara të përgatitjes në vazhdimësi:

  • International Management Academy ‰ÛÒ kurs i organizuar për manaxherët dhe pronarët e agjensive imobiliare, pjesëtarë të CENTURY 21ë
  • CREATE 21 kurs i destinuar për ekipin tuaj, agjentë dhe bashkëpunëtorë të shitjeve .

 

Teknologjia

Në botën e sotme të teknologjisë së avancuar, interneti është një mjet i fuqishëm për sukses në tregun e Real Estate. Sistemi CENTURY 21ë është ndërtuar me këtë në mëndje, dhe përfshin mjete interaktive, burime dhe teknologji që zhvillohet me hapat e kohës.

Century21.com, faqja ëmim-fituese, gjeneron qindra mijëra kërkesa nga miliona vizitorë unikë ëdo vit. Ekskluzivisht i përdorshëm për agjentët dhe brokerat e CENTURY 21. 21online.com është një portal për edukimin e agjentëve, në lidhje me produktet dhe listimet për shitje, si dhe përdorimin e mjeteve të prospektimit dhe networkut elektronik. Agjentët munden që duke qenë online, të mësojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të mbahen të informuar për të rejat e fundit të zhvillimeve dhe infromacioneve në këtë industri.



Në faqen tonë ndërkombëtare të internetit www.century21.com dhe atë të Shqipërisë www.century21albania.com, është e lehtë të gjeni informacion për shitblerje pronash. Lista e pronave të patundshme apo ëfarëdolloj informacioni që ju duhet të dini para se të shisni apo blini një shtëpi, i merrni në komoditetin e shtëpisë apo zyrës suaj duke përdorur internetin.

Këto mjete punojnë fort për të marketuar listimin tuaj.