zgjidhni pronen

Dhoma
1
2
3
4
5+
Cmimi
Tooltip text Tooltip text
Siperfaqe
Tooltip text Tooltip text
Referim
Shtëpi e re... Si të arredoni mirë dhe lirë!

Të arredoni shtëpinë me elegancë do të thotë të përdorni një stil të personalizuar, me shije dhe ta bëni atë sa më komode për të jetuar. Këtë mund ta arrini edhe duke shpenzuar pak. Ne do t’ju sugjerojmë disa mënyra se si mund t’ia dilni mbanë.


                     


 














Duke qenë në modë


Për t’i dhënë rëndësinë e duhur arredimit dhe hapësirave nuk nevojiten shumë objekte, por të kombinohen disa elementë të vyer, të dihet sesi të luhet me format dhe ngjyrat. Rregulli i parë është që të vendosen dhe të pozicionohen me shije mobiliet. Idetë të jenë të qarta në atë që synohet të arrihet, duke ndjekur një stil të saktë për çdo zonë të shtëpisë.

       

  


Në këtë mënyrë do të dini me saktësi se çfarë duhet të blini dhe se çfarë karakteristikash duhet të ketë çdo element që do të përdorni. Mund të mënjanoni blerjen e objekteve të panevojshme dhe pa vend, kjo jo vetëm do të përkthehet në kursim, por edhe do të shmangë zënien e hapësirave në shtëpi. Për të gjithë ata që janë të pasionuar pas dizajnit është shumë e rëndësishme që të jenë të azhornuar mbi modën dhe të rejat e momentit. Përpiquni të ndiqni në internet gazetat e specializuara, eventet që zhvillohen, produktet inovative në treg. Mund të merrni informacion edhe për panairet e ndryshme që zhvillohen, pasi janë një mënyrë e mirë për të gjetur mobilie me çmime të arsyeshme. Sigurisht nuk mungojnë edhe qendrat tregtare dhe ato outlet, ku mund të gjeni mundësi pafund zgjedhjesh, të cilat mund ta bëjnë dekorimin interesant. Mund të blini edhe produkte të kushtueshme, por që sigurojnë kursim, por që ndoshta mund të jenë në përfundim të serisë. Në çdo rast, mos përjashtoni edhe blerjet në internet, por duhet të kontrolloni tarifat e transportit për objektet me përmasa të vogla. Nga ana tjetër, në internet mund të gjeni lehtë oferta apo shitje të minutës së fundit që ndonjëherë u dedikohen edhe klientëve të rinj.



Për të gjetur objekte interesante arredimi duhet të gjeni në vendet e duhura dhe që ju përshtaten. Nëse shtëpia juaj është e arreduar me stil klasik, atëherë hidhini një sy edhe tregut të mobilieve të përdorura apo që shesin objekte të vjetra. Do të gjeni mobilie origjinale, me çmime unike, madje më të ulëta se vlera që kishin ato në fillim.