Të punosh me CENTURY 21
Ne jemi një familje e fortë, e gjallë dhe globale në pasuritë e patundshme. Ne përpiqemi çdo ditë të krijojmë një treg me më njohuri dhe më të mirëinformuar. Rrjeti ynë ka 121, 000 agjentë të shpërndarë në më shumë se 8,000 Agjensi Imobiliare ne 73 vende dhe territore në të gjithë botën. Në këto kushte standartet e CENTURY 21 na frymëzojnë ne të gjithë për një performancë të një niveli shumë të lartë.

Duke u bashkuar me CENTURY 21®, ju bëheni pjesëtar i kompanisë më të madhe imobiliare të pasurive të patundshme në Botë dhe duke operuar në mënyrë të pavarur në biznesin tuaj.
CENTURY 21 Albania do ju ndihmojë dhe do ju mbështesë në disa aspekte të biznesit tuaj, si në planin e biznesit, në planin e marketingut, në rekrutim, në marrëdhëniet me publikun, në administrimin e zyrës, e të tjera. Duke u bërë pjesë e Sistemit CENTURY 21® ju përfitoni:
  • Si pjesë e Rrjetit CENTURY 21® të njohur si lider botëror në real estate, ju do të përfitoni nga eksperienca dhe përgatitja profesionale e brandi ndërkombëtar të mirënjohur, duke qënë njëkohësidht të pavarur në biznesin tuaj.
  • Do të përmirësoni metodat e organizimit të biznesit tuaj përmes proçedurave që sigurojnë besimin e konsumatorëve dhe të investorëve potencial.
  • Do të keni akses tek Sistemi i Listimeve CENTURY 21®, që përfshin oferta nga 73 shtete dhe territore në të gjithë botën.
  • Trajnimet tona profesionale, të cilat ju ndihmojnë të nisni biznesin tuaj të ri. Në rast se ju jeni pjesë e Real Estate, trajnimet e vazhdueshme do ju ndihmojnë të zgjeroni biznesin tuaj duke u bërë edhe me të sukseshëm.
  • Ju do të përfitoni nga fushtat e marketingut në nivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
  • Ju do të keni mbështetje të vazhdueshme në biznesin tuaj, duke përfshirë organizimin e seminareve, konferencave dhe workshopeve me franchisee të tjerë shqiptarë dhe të huaj.
  • Duke u bashkuar me ne ju bëheni pjesë aktive e rrjetit të zyrave të pasurive të patundshme më të suksesshme në botë.
Të punosh me CENTURY 21® do të thotë të përfitoni profesionalizëm dhe shërbime cilësore dhe mbi të gjitha me vazhdimësinë e suportit dhe me trajnimet e vazhdueshme ju do jeni gjithmonë një hap më përpara se konkurentët tuaj.

Kontaktoni me ne!