Sistemi Franchise
Franchising është një marrëdhënie biznesi, ku pala poseduese e një marke, i jep një investitori të pavarur, lejen të përdorë sistemin përkatës dhe markën e vet të regjistruar gjatë një periudhe të caktuar kohe, në këmbim të një tarife, duke respektuar kushtet specifike, duke i ofruar metodologji në biznes, menaxhim dhe organizimin e punës, trajnimin e punonjësve. Master Franchise, është firma CENTURY 21 Albania, e cila ka blerë nga kompania mëmë në SHBA të drejtën për të shpërndarë markën e saj në Shqipëri. Firma Franchisor, që është Century 21 Real Estate LLC në SHBA, mban të drejat e Markës dhe të Sistemit dhe ia jep këto të drejta një pale të tretë përmes kontratës franchise...
