Sistemi Franchise
Franchising është një marrëdhënie biznesi, ku pala poseduese e një marke, i jep një investitori të pavarur, lejen të përdorë sistemin përkatës dhe markën e vet të regjistruar gjatë një periudhe të caktuar kohe, në këmbim të një tarife, duke respektuar kushtet specifike, duke i ofruar metodologji në biznes, menaxhim dhe organizimin e punës, trajnimin e punonjësve. Master Franchise, është firma CENTURY 21 Albania, e cila ka blerë nga kompania mëmë në SHBA të drejtën për të shpërndarë markën e saj në Shqipëri. Firma Franchisor, që është Century 21 Real Estate LLC në SHBA, mban të drejat e Markës dhe të Sistemit dhe ia jep këto të drejta një pale të tretë përmes kontratës franchise.
Me anë të Sistemit Franchise, CENTURY 21 Albania ju keni mundësinë të jeni një Agjensi Imobiliare profesioniste dhe të drejtoni biznesin tuaj duke përfituar nga mbështetja dhe eksperienca e Franchisor-it më të madh të pasurive të patundshme në botë. Kjo mundësi ju ofron lirinë e të zhvilluarit të biznesit tuaj ashtu si ju dëshironi. Në të njëjtën kohë, ju ofrojmë përgatitje profesionale në çdo nivel, si dhe mundësinë e përfitimit nga fushatat e marketingut dhe të promovimi, të cilat zhvillohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kontaktoni me ne!