Press Room > Media
02 Mars 2009
Rregullimi i territorit dhe tregu i pronave te paluajtshme
Mbas gjysëm shekulli planifikim të forcuar në ekstrem dhe rreth dy dekadave kaotizëm total të përdorimit të territorit, më në fund qeveria miratoi projekt-ligjin për ”Planifikimin e territorit”. Ky projekt-ligj, që është një nga elementët bazë të legjislacionit mbi territorin, përcakton mjetet, instrumentet dhe përgjegjësitë e planifikimit dhe rregullimit efikas dhe të qëndrueshëm të territorit. Ai e vendos territorin në vendin që meriton, duke e konsideruar atë si baza mbi të cilin organizohet dhe zhvillohet pjesa më e madhe e aktiviteteve ekonomike dhe shoqërore të një vendi.

Duke e parë rëndësinë e territorit në kuadër të projekt-ligjit, mendojmë se është me interes të ndalemi veçanarisht në dy aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me: (i) implikimin e aktorëve ne planifikimin e territorit; dhe, (ii) impaktin e këtij projekt-ligji mbi organizimin dhe funksionimin e tregut të pronave te paluajtshme në vend.

          Lexoni shkrimin e plote te z. Gjin Biba ne revisten Probiznes, Janar-Shkurt 2009.

Media > Të tjera- Arkivë -