Press Room > Media
01 Shtator 2010
Studim i CENTURY 21 : Cili është statusi i çmimeve të Real Estate-s ne Europë?
Bukureshti është më i liri për të blerë, Dublini më i shtrenjti, Brukseli i fortifikuar nga rënia e çmimeve.
Rezidentët e Bukureshtit shpenzojnë një shumë rreth 75,000 Euro kur blejnë një apartament apo shtëpi. Edhe pse çmimet e blerjes në kryeqytetin rumun janë të ulta dhe çmimet e qirave janë relativisht të larta, 90 % e popullsisë merr me qira një pronë. Vetëm 10% e blejnë atë. Dublini është qyteti më i shtrenjtë. Çmimet e qirave luhaten rreth 1,200 euro në muaj. Ju mund të blini një pronë në kryeqytetin Irlandez duke filluar afërsisht nga 350,000 euro.
Sipas një studimi të CENTURY 21, Brukseli qëndron në mes. Kostot e qirasë varjojnë mesatarisht 600 - 700 euro në muaj dhe ju mund të blini një shtëpi për 200,000 - 250,000 euro. CENTURY 21, lider i tregut në Belgjikë, e realizoi këtë kërkim nëpërmjet agjentëve të tij në 11 kryeqytete Europiane për të vlerësuar efektet e recesionit. Recesioni është ndjerë në shumicën e kryeqyteteve në Europës sepse çmimet po bien pothuajse kudo.
Raporti ka prodhuar disa konkluzione surprizuese. Kryeqyteti më i shtrenjtë për të blerë apo marrë me qira prona të patundshme është Dublini, i ndjekur nga Londra dhe Moska. Bukureshti dhe Sofia janë më të lirët. Në Paris, Moskë dhe Bruksel më pak se 30% marrin me qira, 70 % janë pronarë. Në Dublin, Sofie dhe Londër përqindja midis qirasë dhe blerjes është 50/50
"Meqë kriza financiare filloi në tremujorin e katërt të 2008, shumë europianë i investuan kursimet e tyre në real estate. Kërkimet tregojnë se çmimet po bien në shumë vende të Europës," sipas Mathieu Verwilghen, Drejtor i Përgjithshëm i CENTURY 21 në vendet e Benelux-it. Në kryeqytet e Irlandës dhe Rumanisë ka pasur një rënie të dukshme në çmime, deri në - 45%,” thotë Verwilghen.
Studimi i CENTURY 21 gjithashtu tregon se numri i qiramarrësve po rritet në mënyre të dukshme në të gjithë Europën. Mosha mesatare e blerësve në Real Estate në kryeqytetet europiane është midis 30 dhe 35 vjeç ; ky është dhe rasti në Bruksel. Blerësit më të rinj në moshe nga 25 - 30 vjeç janë në Dublin; më të vjetrit janë në Athinë 40 - 45 vjeç. Vihet re që kryesisht moshat e reja pa fëmijë zgjedhin një rezidencë të përkohshme në kryeqytetin e vendit të tyre. Përpjekje të dukshme janë bërë ne Bruksel për të tërhequr blerës dhe qiramarrës.
Rënia e çmimeve vihet re pothuajse kudo në kryeqytetet europiane përveç Brukselit, ku çmimet kanë qenë të mbrojtura deri tani. Ka diferenca të ndjeshme në përqindje midis blerësve në Real Estate dhe qiramarrësve. "Ne këtë kohë është akoma më interesante të blesh një shtëpi se sa ta marresh me qira. Kjo është e mundur duke krijuar këste me interesa fleksibël ose duke përshtatur çmimet e Real Estates me fuqinë blerëse aktuale", konkludon Verwilghen.

Media > Të tjera- Arkivë -