Press Room > Media
18 Maj 2009
Nderveprimet e krizes globale me tregun e pasurive të paluajtshme
Kriza aktuale globale, është rezultat i disfunksionimit të sistemit financiar ndërkombëtar, i cili pas rënies së Perandorisë Sovjetike, dukej jo vetëm si më i miri por edhe i vetmi i mundur. Fillimi i krizës në SHBA, në fund të 2006-ës dhe fillim të 2007-ës, mund të përcaktohet lehtësisht si i lidhur me subprimes. Por efetet e saj, filluan të bëheshin tronditëse mbas muajit gusht të 2007-ës, atëherë kur bankat bllokuan kreditimin e ekonomisë. Megjithëse sektori ku kriza u manifestua fillimisht, ishte ai imobiliar amerikan, shpejtësia dhe forca me të cilën kjo krizë modeste e “ëndrrës amerikane” për të patur një shtëpi të rrethuar me një kopsht, u përhap në të gjithë globin, nuk do të kishte ndodhur në qoftë se sistemi financiar, rrjeti nëpër të cilin qarkullon gjaku i ekonomisë, nuk do të ishte aq i dobët dhe i papregatitur për ta përballuar atë.
Per me teper lexo shkrimin e plote te z. Gjin Biba ne revisten Gjeopolitika, nr. 3, 2009.

Media > Të tjera- Arkivë -