Press Room > Evente

Çertifikohen Agjentët e rinj CENTURY 21 Albania
Pas trajnimit "CREATE", qe Zyra Master CENTURY 21 Albania zhvilloi nga 6 Tetor deri me 13 Nentor 2009, per Agjentet e rinj te Pasurive te Paluajtshme te agjencive CENTURY 21 The Point, CENTURY 21 Prestige, CENTURY 21 Ani, CENTURY 21 The Door, CENTURY 21 Mei Properties, u zhvillua testimi me shkrim i tyre i njohurive te marra prej tyre me 13 Nentor 2009.
Pas rezultateve te testimit, me 19 Nentor 2009 u zhvillua prane Zyres Master CENTURY 21 Albania, ceremonia e çertifikimit te agjenteve te rinj qe e kaluan testin me sukses.
Si pjesë e Rrjetit CENTURY 21, lider global në real estate, agjentët tanë përfitojnë nga eksperienca dhe përgatitja profesionale e brandit ndërkombëtar të mirënjohur dhe janë të vetmit në tregun shqiptar që trajnohen dhe çertifikohen sipas standarteve të CENTURY 21.
Century 21 Albania, i ofron agjentëve të tij mundësinë për të ndërtuar biznesin e tyre duke përvetësuar njohuritë më të mira në tregun e real estate si dhe teknikat e nevojshme për t’u bërë profesionistë brenda muajve të parë të futjes në këtë industri.
Agjentët tanë, përmirësojnë çdo ditë metodat e organizimit të biznesit të tyre përmes procedurave që sigurojnë besimin e klientit dhe nëpërmjet trajnimeve dhe punës së vazhdueshme me standartet e CENTURY 21, zgjerojnë biznesin e tyre duke u bërë përditë e më të suksesshëm.
Agjentët tanë listojnë në Sistemin e Listimit CENTURY 21®, që përfshin oferta nga 70 shtete dhe territore në të gjithë botën, nëpërmjet website-ve: www.century21albania.com dhe www.century21.com
Duke punuar me CENTURY 21® , ata bëhen profesionistë dhe i ofrojnë shërbime cilësore klientëve të tyre duke qenë gjithnjë një hap më përpara se konkurentët e tyre.
Klientet zgjedhin agjentët tanë si profesionistë në real estate për:
o Njohuritë dhe Profesionalizmin - Çdo Agjent CENTURY 21 trajnohet në mënyrë të vazhdueshme dhe merr njohuri të gjera në fushën e real estate. Ata kanë eksperitizën dhe njohuritë qe do ju ndihmojnë ju në rrugën e ëndrrave tuaja dhe do t'jua bëjnë këtë rrugë më të lehtë. Kushtet e tregut lokal, vlerën e shtëpive, detaje mbi komunitetin, informacionet mbi shkollat, kopshet dhe shërbimet e tjera lokale janë disa nga elementët që një Agjent CENTURY 21 i njeh mirë.
o Përkujdesjen - Agjentët CENTURY 21 janë dëgjues të mirë, të fokusuar në kuptimin e qëllimeve dhe ëndrrave tuaja. Dhe çfarë është më e rëndësishme, ata do t'ju japin informacionet e duhura, bazuar në kërkesat tuaja.
o Ndjeshmërinë dhe Përgjegjësinë - Koha juaj është e çmuar. Ja pse çdo Agjent CENTURY 21 nuk do ta çojë dëm dhe do t'ju përgjigjet shpejt dhe në mënyrë profesionale ashtu siç manaxhon të gjitha detajet për të arritur një rezultat optimal për ju.
Evente > Të tjera- Arkivë -