Press Room > Të reja
23 Nëntor 2009
Çertifikohen Agjentët e rinj CENTURY 21 Albania
 Pas trajnimit "CREATE", qe Zyra Master CENTURY 21 Albania zhvilloi nga 6 Tetor deri me 13 Nentor 2009, per Agjentet e rinj te Pasurive te Paluajtshme te agjencive CENTURY 21 The Point, CENTURY 21 Prestige, CENTURY 21 Ani, CENTURY 21 The Door, CENTURY 21 Mei Properties, u zhvillua testimi me shkrim i tyre i njohurive te marra prej tyre me 13 Nentor 2009.

Pas rezultateve te testimit, me 19 Nentor 2009 u zhvillua prane Zyres Master CENTURY 21 Albania, ceremonia e çertifikimit te agjenteve te rinj qe e kaluan testin me sukses.

Si pjesë e Rrjetit CENTURY 21, lider global në real estate, agjentët tanë përfitojnë nga eksperienca dhe përgatitja profesionale e brandit ndërkombëtar të mirënjohur dhe janë të vetmit në tregun shqiptar që trajnohen dhe çertifikohen sipas standarteve të CENTURY 21.

Century 21 Albania, i ofron agjentëve të tij mundësinë për të ndërtuar biznesin e tyre duke përvetësuar njohuritë më të mira në tregun e real estate si dhe teknikat e nevojshme për t’u bërë profesionistë brenda muajve të parë të futjes në këtë industri.

Agjentët tanë, përmirësojnë çdo ditë metodat e organizimit të biznesit të tyre përmes procedurave që sigurojnë besimin e klientit dhe nëpërmjet trajnimeve dhe punës së vazhdueshme me standartet e CENTURY 21, zgjerojnë biznesin e tyre duke u bërë përditë e më të suksesshëm.
Të reja > Të tjera- Arkivë -