Press Room > Të reja


Del në treg numri i tretë i revistës CENTURY 21 Albania.
CENTURY 21 Albania vjen me numrin e tretë të revistës së saj periodike, e cila përveç koleksionit të mrekullueshëm të pronave anekënd Shqipërisë, ekspozon për herë të parë disa prona mjaft atraktive per syrin dhe intuitën e individëve që investimin e kanë pjese të aktivitetit të tyre.
Në vijim të temave të trajtuara në revistat paraardhëse, në këtë numër të revistes ju do te gjeni informacion mbi çeshtje të rëndësishme që lidhen me tregun imobiliar. Keshtu ju do të mund të njiheni nga afër me eksperiencën mbresëlënëse të Brokerave të CENTURY 21 në aktivitetin e ndërmjetësimit në Shqipëri. Individët e interesuar për profesionin e ndërmjetësimit do të gjejnë informacion mbi mënyrat e marketimit të pronave dhe përfshirjen e teknologjisë si mjet mjaft i rëndësishëm. Për të gjithe ata që burimet e financimit në blerjen e pronave të patundshme i shohin tek banka, në këtë numër të revistës ofrojmë një shkrim të detajuar mbi kredinë hipotekore si dhe udhëzime mbi përzgjedhjen e kushteve më optimale në marrjen e një kredie.
Në vazhdën e kontributit të kompanisë tonë në forumet e zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme dhe investimeve në Shqipëri, ne sjellim pranë jush projektet më të fundit të zhvillimit urban ku në fokus do të jenë planet e zhvillimit urban dhe rregulloret përkatëse për Durrësin, Shkodrën, Vlorën dhe rajonin e Kamzës në Tiranë.
E pra, mos humbisni mundësinë të informoheni mbi risitë që CENTURY 21 sjell për ju në këtë edicion. Idetë dhe mundësitë tona janë pa fund……
Të reja > Të tjera- Arkivë -