Press Room > Të reja
14 Janar 2009
Forum me rastin e diskutimeve për projektligjin e ri për territorin
Në 18 vjet tranzicion, Shqipëria nuk ka arritur konsensus në lidhje me politikat për territorin, që ka vuajtur ndërhyrje të mëdha prej individit dhe grupeve të ndryshme të interesit. Shumë dëmtime janë të pakthyeshme, dhe çdo konsensus për këto politika, megjithëse i vonuar, është i mirëseardhur. Muajt e fundit, në institucionet kompetente është duke u përgatitur një ligj i ri për territorin. Për të realizuar një diskutim të hapur rreth disa prej momenteve kryesore të këtij ligji pretencioz, CENTURY 21 Albania dhe Universiteti Marin Barleti, ftuan në një forum të hapur ekspertët më të mirë të probleme të territorit, sociologë, analistë, etj.

CENTURY 21 Albania premton të ketë një rol aktiv në planifikimin dhe zhvillimin e territorit, me qëllim që ai t’i shërbejë sa më mirë rritjes ekonomike dhe përmirësimit të mirëqënies shoqërore. CENTURY 21 sjell ekspertizën dhe eksperiencën e tij globale edhe në Shqipëri. Përfundimi i projektimit të këtij ligji është me interes për të gjithë shoqërinë, dhe si pjesë e saj, CENTURY 21 Albania ka përgjegjësinë të kontributojë me ide dhe të promovojë një proçes efiçent të hartimit të këtij projektligji. Eksperienca globale i jep epërsi CENTURY 21 Albania në dhënien e kontributit mbi formimin e standarteve ligjore në fushën e rregullimit te territorit..

Në forumin e sotëm, Z. Biba, Drejtor Ekzekutiv i CENTURY 21 Albania, theksoi se CENTURY 21 Albania, si aktor privat, nuk është vetëm spektator, por pjesë e vendimarrjes. Është e rëndësishme që të gjithë aktorët ,të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë lidhje me planifikimin e rregullimit të territorit, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me institucionet legjislative, në mënyrë që biznesi privat të ketë një platformë komunikimi të ideve dhe ekperiencave të tyre.

14 Janar 2009



Të reja > Të tjera- Arkivë -