Press Room > Të reja
25 Gusht 2011
EKSPERTIZA DHE KONTRIBUTI 3-VJEÇAR I NJË LIDERI GLOBAL NË SHQIPËRI
Së shpejti bëhen tre vjet që kompania amerikane CENTURY 21, lider global në fushën e ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme, filloi të operojë në tregun shqipëtar. Megjithëse në një periudhë kur ekonomia globale u përballua me një nga krizat e saj më të rënda, e cila simptomat e saj i manifesoi edhe në vendin tonë, hyrja e CENTURY 21 në Shqipëri pati një impakt të madh dhe pozitiv për këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.
Falë profesionalizmit dhe praktikave të reja të punës që solli, të klasifikuara si më të mirat në industrinë e Real Estate, prezenca e saj shërbeu si një katalizator për zhvillimin dhe strukturimin e sektorit imobiliar. Boom-i madh i ndërtimeve të reja që njohu vendi pas viteve 2000 i gjeti aktorët e tregut të papërgatitur për t’ju përgjigjur me profesionalizëm kërkesës. Një nga hallkat kryesore të funksionimit të tregut, që është ndërmjetësimi, ishte dhe mbeti një stad rudimentar zhvillimi. Në fund të vitit 2008, vetëm rreth 3-4 % e transaksioneve kryheshin nga të ashtuquajturit ndërmjetës. Aktualisht, kjo pjesë e tregut është gati pesëfishuar dhe arrin në 18 %. Krahasuar me vendet e rajonit jemi akoma larg por falë prezencës së CENTURY 21 zhvillimi po behët me ritme të shpejta dhe mbi të gjitha cilësia e shërbimit është sipas standarteve më të mira ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, prezenca e CENTURY 21, rriti edhe reputacionin dhe vizibilitetin ekonomik të vendit. Me imazhin dhe suksesin e padiskutueshëm që kompania ka në të gjithë botën, ardhja e saj në Shqipëri bëri të mundur që edhe vendi ynë të futet në hartën e vendeve serioze dhe me interes të lartë për investime të huaja. Pronat shqiptare janë sot të ekspozuara në mënyrë direkte në të paktën 73 vende dhe territore në botë.
Individët që bëjnë transaksione mbi pronat, investitorët që operojnë në fushën e finacimit, zhvillimit apo ndërmjetësimit në Real Estate, si dhe autoritetet publike lokale dhe qëndrore, kanë gjetur dhe do të vazhdojnë të gjejnë tek CENTURY 21 Albania një partener të sigurtë në shërbim të vendimmarrjeve më optimale për ta. Kompetenca dhe ekspertiza e stafit të CENTURY 21 është prezente në të gjitha qytetet kryesore të vendit.
Krenar për arritjet e deritanishme, stafi i CENTURY 21 Albania gjen rastin t’i shprehë mirënjohje të gjithë klientëve, partenerëve dhe bashkëpuntorëve, të cilët me besimin në vlerat dhe punën e tyre, bëjnë të mundur realizimin e misionit që ka marrë përsipër për të sjellë në Shqipëri standartet e arta të Real Estate. Më shumë se për këdo tjetër, për këta profesionistë duket se « Success is a journey, not a destination » (Ben Sweetland).

Të reja > Të tjera- Arkivë -