Press Room > Të reja
29 Korrik 2011
Gëzuar 40 Vjetorin Century 21!
Kompania më e madhe e Real Estate - Century 21, festoi më 29 korrik 2011, 40 vjetorin e saj, duke bërë realitet ëndrrat për shtëpi në të gjithë botën!
Century 21 Real Estate LLC, kompania më e madhe në botë për shit-blerjen e pasurive të paluajtshme festoi 40-vjetorin e krijimit, duke qenë gjatë gjithë kohës pranë blerësve dhe shitësve të shtëpive me këshillat dhe ndihmën e nevojshme për të marrë një nga vendimet më të mëdha financiare të jetës: blerjen apo shitjen e një shtëpie.
Kompania e real estate e njohur kudo me xhaketën e saj të artë dhe agjentët ekspertë, u formua në 1971 si një zyrë e pavarur në Orange County, California dhe tashmë është zgjeruar në 8 000 zyra që operojnë në 71 vende dhe territore në mbarë botën.
"Ndërsa ne festojmë 40 vjetorin e markës tonë të mirënjohur, tashmë ikonë, është e rëndësishme të kujtojmë që shërbimi ndaj klientit mbetet në thelbin e suksesit tonë," tha RicK Davidson, President dhe CEO i Century 21 Real Estate LLC. "Shërbimi i shkëlqyer dhe vlera e shtuar për çdo transaksion të pasurive të patundshme mbetet qëllimi i çdo zyre të sistemit profesional CENTURY 21. Është shumë e rëndësishme, sidomos tani në këto kohë të pasigurta ekonomike, që konsumatorët të marrin këshillat dhe rekomandimet më të mira të mundshme nga një profesionist i pasurive të patundshme, kur është fjala për të marrë vendimin për të blerë ose shitur një shtëpi."
"Mënyra sesi njerëzit blejnë dhe shesin pasuritë e patundshme ka ndryshuar në mënyrë dramatike në 40 vitet e fundit," tha Davidson."Shumica e blerësve të sotëm të shtëpive e fillojnë kërkimin e tyre online, ndajnë listimet me rrjetet e tyre shoqërore dhe pastaj shkarkojnë të preferuarat e tyre në smartphone, para se të fillojnë të kërkojnë ndihmën e një profesionisti të pasurive të patundshme. Megjithatë, arsyet themelore për pronësinë e një shtëpie mbeten të njëjta siç ishin në vitin 1971. Fakti që ju keni shtëpinë tuaj në pronësi ju jep mundësinë dhe fleksibilitetin për ta përshtatur mjedisin jetësor në përputhshmëri me shijet dhe preferencat tuaja pa kufizimet e të qënit një qiramarrës. Kjo është një pjesë e ëndrrës amerikane dhe pjesë e ëndrrës së shumicës së njerëzve në mbarë botën. Një vend ku ju mund të ndërtoni një familje dhe të krijoni kujtime që zgjasin një jetë. "

Të reja > Të tjera- Arkivë -