Press Room > Të reja
30 Shtator 2011
Si të zgjidhni nje menaxher ndërmjetësimi imobiliar, Broker ne Real Estate
 Nëse jeni duke konsideruar faktin e blerjes së një prone për të hapur një biznes tuajin, nga duhet t’ja filloni? Ndoshta, ju mund të kërkoni vet prona nëpër qytet dhe periferi, por a nuk do ishte më mirë të kontaktonit një profesionist të imobiliares që ta kryej këtë transaksion dhe gjithë procesin e punës për ju? Cila është mënyra më e mirë për të zgjedhur personin e duhur apo agjencinë që do të përfaqësojë ju dhe objektivat e biznesit tuaj?
Nuk ka dyshim se libri telefonik lokal është i mbushur me agjenci të pasurive të patundshme që presin vetëm që të kontaktohen. Por, lider global në ndërmjetësimin e pasurive të paluajtshme e cila gjendet në çdo libër telefonik kudo në botë është Kompania CENTURY 21 e cila ka ekskluzivitetin e saj dhe në Shqipëri nën emrin: CENTURY 21 Albania që numëron sot në Shqipëri 7 agjenci imobiliare, përkatësishtë:
CENTURY 21 The Point            – Tiranë.
CENTURY 21 Prestige              – Tiranë.
CENTURY 21 Ani                        – Tiranë.
CENTURY 21 Mei properties    – Tiranë.
CENTURY 21 Thanza                – Shkodër.
CENTURY 21 & Friends            – Durrës.
CENTURY 21 Danushi              – Vlorë.
Avantazhet e bashkëpunimit me një Broker profesionist CENTURY 21 janë të shumta, si psh:
• Mendje e lehtë. Transaksionet e pasurive të patundshme mund të jetë të ndërlikuara dhe në qoftë se ju nuk e dini mirë procesin, mund të përfundoni duke shpenzuar më shumë para se sa kishit planifikuar në fillim. Duke pasur një profesionist të pasurive të patundshme në anën tuaj ai mund t’ju ndihmojë për të përmbushur afatet dhe për të shmangur gabime të kushtueshme.
• Kursim në kohë dhe në para. Lini një Broker profesional të përdorë përvojën e tij/e saj për t’ju kursyer para dhe duke negociuar më së miri në interesin tuaj. Ndërkohë ju mund t’ja kushtoni kohën tuaj të vlefshme biznesit apo rutinës së përditshme.
• Reduktimi i lodhjes. Duhet të pranojmë faktin se, transaksionet e pasurive të patundshme nuk janë të lehta. Dorëzimi i dokumentave një Brokeri të pasurive të patundshme, të trajnuar profesionalisht mund t’ju ndihmojë për të shmangur lodhjen fizike dhe mendore.

******Por nëse ju nuk keni kontaktuar një agjenci imobiliare më parë, Broker-at real estate apo agjentët e tyre, është e dobishme që të keni disa udhëzime të përgjithshme.

- Sigurohuni që të zgjedhin një profesionistë të pasurive të patundshme, i cili:

a)  Punon me kohë të plotë. Ndërkohë, ka shumë agjentë real estate të cilët punojnë me kohë të pjesshme, është e këshillueshme të zgjidhni një profesionistë me kohë të plotë ose agjent. Nëse ju zgjidhni një person i cili merret me transaksionet e pasurive të patundshme vetëm në fundjavë ose disa ditë në javë, ju rrezikoni të humbisni mundësi të shumta.

b)  Ka përvojë. Sigurohuni, duke marrë një profesionist të pasurive të patundshme me përvojë. Pyesni atë, se sa transaksione të pasurive të patundshme kryen apo merr përsipër të mbyll në përgjithësi gjatë vitit. Sa më i kalitur profesionalishtë të jetë brokeri juaj real estate aq më i shpejtë do të jetë transaksioni.

c)  Është i komunikueshëm dhe i besueshëm. Ashtu si me çdo marrëdhënie tjetër biznesi, brokeri juaj duhet të jetë dikush me të cilin ju ndjeheni rehat. Ai ose ajo duhet të jetë i sigurt, i lehtë për të komunikuar dhe i besueshëm. Ky person do të luajë një rol të madh në të ardhmen e biznesit tuaj, prandaj sigurohuni që të angazhoheni me dikë që ka një ide të qartë të qëllimeve të biznesit tuaj.

d)  Punon me kontrata. Përpiquni që gjatë përzgjedhjes së Brokerit tuaj të përzgjidhni atë më profesionistin i cili operon me kontrata dhe rregulla të qarta të cilat mbrojnë dhe i shërbejnë të dyja palëve si blerësit dhe shitësit.

e)  Ka prona dhe akses në web. Bota e pasurive të patundshme në gjithë botën ka ecur mbi fuqinë e Web-it. Në ditët e sotme, interneti është mënyra më e shpejt me të cilën ju mund të punoni apo në rastin tonë të gjeni një prone. Prandaj sigurohuni që të bashkëpunoni me një profesionist të pasurive të patundshme i cili ka një faqe web me standarte dhe funksionale.

                                                                                                                 Punoi: Rovena Hodri

Të reja > Të tjera- Arkivë -