Press Room > Të reja
18 Dhjetor 2008
Pranë jush për shkollimin e fëmijëve tuaj
CENTURY 21 Albania, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, përuroi sot nismën e krijimit të projektit “Pranë Jush për Shkollimin e Fëmijëve Tuaj” në qendrën sociale pranë komunitetit Rom në Kinostudio, e hapur në bashkëpunim me shoqatën “ASSA Zeitgeist”, qëllimi i së cilës është arsimi parashkollor i fëmijëve Rom. Në këtë event mori pjesë Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Eduard Shalsi.
CENTURY 21 Albania, agjencia që përfaqëson në Shqipëri organizatën më të madhe imobiliare në botë, duke ndjekur filozofinë dhe misionin e agjensisë mëmë, beson thellë se biznesi ka përgjegjësi për të dhënë kontribut social në shoqëri, duke ndihmuar në përmirësimin dhe përparimin e shtresave dhe sektorëve, që kanë më shumë nevojë. CENTURY 21 Albania beson se arsimi është hapi i parë në përparimin e shoqërisë së një vendi dhe shpreh kënaqesinë që ka mundësinë të sponsorizojë këtë nismë për vitin 2008-2009. Për këtë projekt, CENTURY 21 Albania dhuroi libra parashkollorë për fëmijët e moshave 5-7 vjeç të kësaj qendre, dhurata me rastin e Vitit të Ri, ndihmë në arrendimin e mjedisit shkollor që të jetë sa më i ngrohtë dhe i përshtatshëm për këta fëmijë dhe do sponsorizojë punësimin e stafit pedagogjik. Misioni i kësaj sipërmarrjeje është të ndihmojmë fëmijët e Komunitetit Rom, të marrin edukimin arsimor të nevojshëm dhe mbështetje të fortë për t’u integruar në shoqëri. CENTURY 21 Albania, gjithashtu shpreson që kjo nismë të frymëzojë kompani të tjera të bashkpunojnë me ne, në mënyrë që ky projekt të zgjerohet ndër qendra të tjera sociale.






Të reja > Të tjera- Arkivë -