Press Room > Të reja
17 Tetor 2009
CENTURY 21 Mei Properties pjestarja më e re e rrjetit CENTURY 21 Albania
Tirane me 14.9.2009 -- CENTURY 21 Albania zgjeron rrjetin e aktiviteteve te saj me zyren e saj te peste CENTURY 21 Mei Properties.

Zyra e re CENTURY 21 Mei Properties ashtu si kater zyrat franchesee tashme te njohura ne treg, CENTURY 21 The Point, CENTURY 21 Prestige, CENTURY 21 Ani dhe CENTURY 21 The Door, do te perfitoje nga experienca shume-vjecare e markes me te njohur globale per ndermjetesimin e pasurive te patundshme.

CENTURY 21 Mei Properties gjendet ne Rrugen Don Bosko P.1, Nr.12.

Ajo perbehen nga brokeri, manaxheri dhe bashkepunetoret e ndermjetesimit qe jane te perkushtuara ne zbatimin e nje strategjie te provuar biznesi e cila tashme ka rezultuar e sukseshme per më tepër se 9.000 Agjensi në 70 vende te botes. Metoda e te berit biznes do te mbeshtetet ne parimet baze te sistemit CENTURY 21 qe jane profesionalizmi, sherbimi cilesor dhe trajtim i barabarte per te gjithe. Brokeri dhe menaxheri i kesaj zyre ndjek trajnimin e Akademise Nderkombetare te Menaxhimit e cili ofrohet nga zyra qendrore per te gjithe anetaret e CENTURY 21 Albania.

Gjithashtu edhe bashkepunetore e shitjes jane te vetmit ndermjetesues te pasurive te paluajtshe ne Shqiperi te cilet trajnohen dhe certifikohen nga zyra Master Franchise, per te operuar me profesionalizem dhe efikasitet ne tregun vendas dhe ate nderkombetar.

Duke zgjedhur një ekspert CENTURY 21 për të realizuar transaksionet tuaja me prona te patundeshme, ju keni zgjedhur të punoni me një skuadër të tërë profesionistësh, të cilët perkushtohen t’ju ofrojne mundësitë dhe zgjidhjet më të mira. Angazhimi i anetareve tone ndaj klientëve mbështetet mbi integritetin, besimin dhe plotësimin e nevojave.

Të reja > Të tjera- Arkivë -