#14 Monday Motivation #121% You are the boss of your own career - Century 21 Albania

 

Card image cap

#14 Monday Motivation #121% You are the boss of your own career

2021-10-08

Përshëndetje kolegë,

Duke ju uruar një ditë të mbarë ju rikujtoj se këtë javë do të shohim një tjetër cilësi të personave të suksesshëm: Përgjegjshmëria!

Njerëzit e suksesshëm në biznes kanë ndjenjën e përgjegjshmërisë në punë, familje jetë e kudo.

Një nga arsyet se përse një klient do të na zgjedhë ne si konsulent imobiliar është, përgjegjshmëria për ta trajtuar kërkesën apo pronën e tij me seriozitet. 

Një tjetër aspekt po aq i rëndësishëm e që lidhet me profesionin tonë është fakti se në këtë industri: ne jemi zot të punës tonë, përgjegjës për organizimin e axhendës, prospektit, inspektimit të pronave, takimeve me klientë, marketimit, follow-up it etj,. 

Pra jemi në këtë profesion sepse na pëlqen puna dinamike dhe komunikimi me klientët, nuk ka limite page apo të ardhurash por mbi të gjitha sepse kemi përgjegjësinë e drejtimit të biznesit të vetes nëpërmjet trajnimit të pronave dhe kërkesave të klientëve tanë.

Ndjenja e përgjegjësisë motivon këdo për të dhënë më të mirën për veten dhe biznesin e tij.