4 leksione mbi Empatinë në Industrinë Imobiliare - Century 21 Albania

 

Card image cap

4 leksione mbi Empatinë në Industrinë Imobiliare

2021-09-15

 

4 leksione mbi Empatinë në Industrinë Imobiliare

Si një profesionist i shitjeve për investim, unë bashkëveproj me shumë pronarë të pronave komerciale dhe gjatë procesit, dëgjoj shumë nga sfidat (dhe ndonjëherë mundësitë) me të cilat ata ballafaqohen ndërsa lundrojnë në pasiguritë e jetës dhe biznesit gjatë krizës globale të pandemisë. Ndërsa të gjithë ne mund të kemi dëgjuar histori të ndryshme negative, ka disa mësime të vlefshme nga ky moment në kohë që mund të mësojmë dhe zbatojmë jo vetëm në industrinë imobiliare, por edhe në biznes dhe në jetën e përditshme.

Jini të interesuar Për ta

Pyetjet e duhura dhe të qenit një dëgjues i mirë do t'ju ndihmojë të kuptoni me të vërtetë sfidat me të cilat përballet ky person, qofshin ato probleme me qiramarrësit, huadhënësit apo diçka tjetër. Për ta bërë këtë, ju duhet të keni një axhendë plotësisht të lirë dhe të përpiqeni t’i qetësoni ata persona, duke besuar se ju mund të bëni një ndryshim për ta pa menduar për ndonjë përfitim personal - përveç kënaqësisë që ekspertiza juaj dhe qasja humaniste kundrejt tyre do të ndikojë pozitivisht. Nëse ata thonë se  kanë përjetuar një çështje të lidhur me shëndetin e tyre  ose të një të afërmi apo miku, është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni t’i kuptoni. Vendoseni veten në vendin e tyre, edhe nëse nuk keni pasur një përvojë të tillë.

Po sikur të ishe ti?

Një nga gjërat e para që bëra me klientët e mi ishte t'u siguroja atyre një udhëzues për lehtësimin e qirasë për pronarët, në mënyrë që të adresonin të gjitha kërkesat e qiramarrësve për uljen e çmimit të qirasë.Kjo u prit jashtëzakonisht mirë. U tregoi atyre se po e vendosja veten në vendin e tyre dhe kuptova se shumë pronarë të pronave komerciale po përjetonin sfida me qiramarrësit që kërkonin ndihmë ose përballeshin me vështirësi për shkak të pandemisë. 

Duke qënë vetë pronar i pronave komerciale, e di se si është të merresh me një qiramarrës, kështu që eksperienca ime ishte shumë e dobishme.

Bëhuni një Ofrues i Zgjidhjeve

Ndërsa mund të mos keni çdo përgjigje për të adresuar sfidat e tyre, ndoshta mund të sugjeroni një ose shumë mënyra për t’i çuar në drejtimin e duhur.Përfshirja në industrinë imobiliare për më shumë se 25 vjet më ka lejuar të grumbulloj një mori informacionesh dhe kontaktesh që i vë vazhdimisht në punë për të mirën e klientëve të mi.Zbulimi i të përbashkëtave me personin tjetër dhe ndarja se si keni zgjidhur ose do të zgjidhni një çështje t mund të jetë me shumë ndikim. Shumë herë do t'ju duhet të mendoni jashtë kutisë dhe t'u ofroni atyre opsione që mund të mos kenë funksionuar për ju, por ndoshta do të funksionojnë për ta. Gjatë dhënies së zgjidhjeve, ju mund të gjeni veten duke eksploruar gjëra që nuk kanë lidhje me linjën tuaj të punës, por mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën e dikujt tjetër.

Krijoni një vetëdije më të madhe shoqërore

Sipas psikologëve, “Empatia nxit sjelljet ndihmuese. Jo vetëm që keni më shumë gjasa të përfshiheni në sjellje të dobishme kur ndjeni empati për njerëzit e tjerë, por edhe ata kanë më shumë gjasa t'ju ndihmojnë gjithashtu. "

Në një industri konkurruese siç është industria imobiliare, është e rëndësishme të inkurajojmë më shumë empatii pasi merremi me shumë lloje të ndryshme njerëzish. Nuk ka pse të jetë një propozim fitim-humbje.Të qenit më të vetëdijshëm për rëndësinë e empatisë do të na ndihmojë  të përballojmë më mirë jo vetëm sfidat e biznesit, por edhe ato personale.

Ndërsa të gjithë akoma lundrojmë në pasiguritë e një pandemie globale, le të mos harrojmë se të gjithë ne kemi përparësinë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve tanë të dashur. Prandal le të kemi parasysh që njerëzit me të cilët po ndërveprojmë kanë gjithashtu të njëjtat qëllime dhe shqetësime. Një përqasje e tillë  jo vetëm që do të na bëjë ne biznesmenë më të mirë, por më e rëndësishmja, njerëz më të mirë.

 

Alex Zylberglait


 

Burimi/ Source https://www.forbes.com/sites/forbesrealestatecouncil/2020/06/15/four-lessons-on-empathy-in-real-estate/?sh=7c0bbd864545