Aftësia e komunikimit - Century 21 Albania

 

Card image cap

Aftësia e komunikimit

2021-12-03

Në këtë muaj të fundit të vitit të gjithë po nxitojmë drejt arritjes së objektivave dhe mbylljes me sukses të një viti më shumë punë, sfida dhe arritje.

Një tjetër cilësi për të cilën i gjithë procesi i bashkëpunimit me një konsulent imobiliar mer tjetër vlerë është: Aftësia e komunikimit!

Të pretendosh se komunikimi është rruga drejt rezultateve për një konsulent imobiliar është një lajm i mirë për ata prej nesh që pëlqejnë të flasin, por edhe nëse nuk jeni folës i mirë nga natyra, nuk do të thotë se nuk mund të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit.

Si konsulent imobiliar, do të kaloni shumë kohë duke folur me njerëzit. Nëse do ju bëni pyetje klientëve, nëse do angazhoheni dhe mbani të vazhdueshëm komunikimin me kolegë të tjerë, nëse do ndërtoni një sferë influence solide, nëse do bëni follow-up të vazhdueshëm me prospektët dhe klientët tuaj, atëherë jeni në rrugë të mbarë. 

 

Për shkak se këto aftësi mund të mësohen, po ju paraqes disa këshilla për të ndërtuar ose përmirësuar komunikimin tuaj:

-Bëni pyetje: Komunikimi me një klient duhet të jetë bisedë, jo monolog. Të bërit e pyetjeve është mënyra më e mirë për të mbledhur informacion.

-Bëhuni një dëgjues i mirë: Të komunikosh nuk do të thotë vetëm të flasësh vetë. Pjesë e komunikimit është në fakt të dëgjoni personin tjetër. 

-Mbani kontakt të vazhdueshëm me sy: Ju duhet të tregoni interes ndaj klientëve tuaj. Klienti duhet të kuptojë që juve ju pëlqen të bashkëpunoni me të.

 

Për informacione të mëtejshme ju ftoj të vizitoni blog-un e Century21 Albania si dhe të klikoni në: