Aftësitë shitëse! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Aftësitë shitëse!

2021-12-10

Mirëmëngjes, duke uruar që të keni një javë sa më të mbarë, po ju njoh me cilësitë dhe rekomandimet e radhës: Aftësitë shitëse!

Të shesësh një pronë nuk ka qenë asnjëherë një proces i thjeshtë. Ajo çfarë do t'ju ndihmojë në lehtësimin e procesit do jetë:

-Njohja e plotë e etapave të transaksionit

-Njohja e procedurave të nevojshme

-Menaxhimi i palëve 

-Konsulenca e vazhdueshme 

-Qetësia dhe përvoja në proces

- Zgjidhja e problemeve

-Komunikimi i vazhdueshëm 

Sa më shumë të flisni me klientët mbi bazë vlerash dhe përfitimesh, sa më shumë karakteristika dhe avantazhe që ju të përshkruani rreth pronës, aq më shumë gjasa ka që ju të finalizoni një shitje të suksesshme.

 

Tregu i pasurive të paluajtshme është tepër dinamik dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Trendet e shitje-blerjes-filozofia e klientëve-tregu i  pasurive të paluajtshme  ndryshon ...Pra dhe ju duhet të 

ndryshoni. Investoni në rritjen profesionale dhe në përmirësimin e aftësive të shitjes.

Për informacione të mëtejshme ju ftoj të vizitoni blog-un në faqen e Century21 Albania si dhe të klikoni në: Selling is not telling, selling is helping clients to find their dream home.