Century 21 Abitat: Lidershipi është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet në profesionin Real Estate - Century 2...

 

Card image cap

Century 21 Abitat: Lidershipi është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet në profesionin Real Estate

2022-10-28

Zyra përfaqësuese Century 21 Abitat operon në sektorin e industrisë së pasurive të paluajtshme prej vitit 2021, si pjesë e rrjetit të kompanisë. Century 21 Abitat, ndodhet në rrugën e Elbasanit përballë ish-Calvin.

Zyra përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) konsulentë imobilar, profesionistë në fushën e pasurive të paluajtshme, të cilët janë çdo ditë të gatshëm për të përmbushur çdo nevojë dhe kërkesë të klientëve që interesohen për të marrë një apartament me qira apo për të blerë një pronë për investim etj.

Zona në të cilën zyra jonë ofron shërbimin imobilar, është ndër më të kërkuarat në Tiranë, lidhur kjo me pozicionimin dhe facilitetet që ofron rruga e Elbasanit. Në të ndodhen institucione të rëndësisë së veçantë, si Ambasada të huaja, universitete të arsimit publik dhe privat, apo institucione shtetërore etj.

Siç u përmend edhe më sipër, vlen të cilësohet pozicionimi i saj në një nga zonat më të sigurta në Tiranë. Për më tepër rruga e Elbasanit, ndërlidh shumë institucione me njëra-tjetrën si Ambasadat, RTSH, Kuvendin e Shqipërisë, qendrat tregëtare TEG dhe Toptani , Kryeministrinë, stadiumin Air Albania etj. Çmimet e blerjes në këtë zonë shkojnë nga 1300 euro për m2 deri në 1800/2000 euro për m2 në ndërtimet e viteve të fundit.

Kërkesat e klientëve variojnë nga më të ndryshmet, një interesim të lartë kanë familjarët të cilët janë të punësuar në këtë zonë ose ndjekin studimet e fëmijëve të tyre. Studentët gjithashtu kërkojnë asistimin tonë për një apartament me qira pranë fakulteteve. Vlen për t`u përmendur blloku i vilave gjermane dhe amerikane, të cilat janë ndër më të kërkuarat për klientët e huaj.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1666947780-foto-2-1.jpg

Një kategori tjetër janë qytetarët të cilët kërkojnë të investojnë në një apartament apo një njësi komerciale për ta dhënë atë me qira.

Çmimet për apartamentet me qira në zonën e rrugës së Elbasanit, variojnë nga ato të përshtatshme për studentët 250-350 Euro/muaj. Më tej janë apartamentet për familjarë, të cilët kanë një mobilim më cilësor me çmimet 400 deri 800 euro/muaj. Ndërsa theksojmë edhe kompleksin e vilave që kanë mobilim më luksoz e më tepër hapësira, të cilat preferohen për qetësinë dhe sigurinë që ofrojnë, çmimet e të cilave nisin nga 800 Euro deri në 2500 Euro/muaj.

Profili i brokeres.

Znj. Denisa Hasanaj, Broker e zyrës Century 21 Abitat, e diplomuar në Padova të Italisë në Fakultetin Juridik në vitin 2009, më pas ushtroi profesionin për një periudhë 5-vjeçare në sekorin publik dhe privat.

Pas një eksperience pune të konsiderueshme si juriste, Znj. Hasanaj prej dy vitesh është angazhuar në sektorin e pronave të pasurive të patundshme duke ndërlidhur më së mirë aftësitë profesionale në projektet më të fundit të zhvillimit të pronave.

Vlen për t`u përmendur që në pozicionin e saj me aftësi të spikatura udhëheqësie, arrin të menaxhoj një staf të konsiderueshëm në numër, duke dhënë zgjidhje për një sërë çështjesh.

Nëse një qytetar paraqitet pranë ambienteve të zyrës Abitat, ai do të marrë një asistencë këshilluese, ligjore e financiare, që lidhen me shit-blerjen apo qiradhënen e pasurive të patundshme por edhe zhvillimet më të reja të pronave në Tiranë. Sigurisht kjo mundësohet nëpërmjet bashkëpuntorëve tanë që janë partnerët më të besueshëm në treg si në planifikim ashtu edhe në ndërtim.

Znj. Hasanaj udhëheq ekipin nën moton “Lidershipi është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet. Suksesi arrihet kur të gjithë punojnë drejtë një vizioni të përbashkët”.

Falë aftësive të mira menaxhuese, Hasanaj arrin të mbaj një frymë pozitive të grupit duke organizuar herë pas here aktivitete me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe përballimit të sfidave të reja në këtë sektor.

Nëse një qytetar është i interesuar për të marrë me qira një pronë të tipoligjive si apartament, shtëpi, vilë, truall, njësi komerciale, janë konsulentët imobiliarë përfaqësues të Century 21 Abitat që mund t’u ofrojnë atë që këta qytetar kërkojnë.

Stafi i zyrës Abitat, merr në konsideratë çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve tanë, në mëyrë që t`u shërbejmë atyre me profesionalizëm në një kohë shumë të shkurtër ju paraqesim alternativat, të cilat plotësojnë kushtet e kërkuara.

Ne i tregojmë klientit ato opsione që i përshtaten buxhetit dhe pasi marrim pëlqimin e tyre i shoqërojmë për të parë apartamentet nga afër më me detaje.

Në momentin që qyetarët japin pëlqimin dhe vendosin për të blerë një apartamentet, ne i ndihmojnë në negocimin e të gjithë procesit të blerjes, duke përfshirë propozimin e një oferte, marrjen e një kredie dhe plotësimin e dokumenteve ligjore.

Komunikimi i vazhdueshëm me klientët na mundëson që të kuptojmë sa më qartë se cili apartament ju plotëson më mirë nevojat e tyre, ku përveç përshkrimit të zonës lidhur me zhvillimet më të fundit, nëpërmjet konsultimit të vazhdueshëm me klientët tanë arrijmë të kuptojmë arsyet që lidhen me blerjen e një apartamenti. Një apartament pranë punës, çerdhes së fëmijës, apo prindërve të tyre etj, këto janë disa nga kërkesat më të shpeshta që ne përpiqemi t’i përmbushim klientëve tanë.

Ju ftojmë të na vizitoni në Century 21 Abitat, për të marrë një shërbim profesional dhe në kohë të rekord!

Ndodhemi në rrugën e Elbasanit përballë ish-Calvin, Tiranë, Shqipëri.

Ndërkohë, të gjithë ata që dëshirojnë të nisin karrierën e tyre në sektorin e pasurive të paluajtshme, jeni në vendin e duhur për të marrë eksperiencën e duhur për një rrugëtim të suksesshëm.

Gjithashtu mund të na kontaktoni në [email protected] apo përmes rrjeteve sociale të zyrës Century 21 Abitat ( century21_abitat në Instagram; century21abitat në TikTok; Century 21 Abitat – Tiranë në Facebook).

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1666947782-foto-3-c21-abitat.jpg