Century 21 Adore – Lidershipi dhe profesionaliteti në procesin e punës janë faktorët kyç në industrinë imobiliare - Cent...

 

Card image cap

Century 21 Adore – Lidershipi dhe profesionaliteti në procesin e punës janë faktorët kyç në industrinë imobiliare

2022-06-17

Zona pranë Liqenit Artificial është një nga vendet më të frekuentuara në Tiranë. Vetëm pak metra me tutje, u themelua në vitin 2018, zyra prestigjioze dhe e mirënjohur në ofrimin e shërbimeve në ndërmjetësim për pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm, Century 21 Adore

Century 21 Adore, pjesë e rrjetit më të madh në Shqipëri Century 21 Albania, ka një mision dhe vizion të qartë: të përcjellë standardin e artë për gjithkënd që troket për të marrë një shërbim ekselent mbi pronat.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657289735-hgtdxr.png

Në një intervistë per BalkanWeb, u njohëm edhe më shumë me lidershipin e zyrës Century 21 Adore dhe bashkëpunëtorët e saj.

Fllohe Vojka , brokeri i zyrës Century 21 Adore është diplomuar në Universitetin Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinerise së Ndertimit në vitin 2005. Karriera e tij nisi menjëherë pas përfundimit të studimeve me kompani mjaft të njohura ndërkombëtare, i angazhuar në menaxhim projektesh. Z. Vojka vendosi të ndërmarrë një tjetër rrugëtim të suksesshëm, siç ishte trajnimi i dedikuar për Menaxhim Efektiv Projektesh në Dubai, në vitin 2010. Gjithashtu, ai është diplomuar në Airport Development and Infrastructure Design në vitin 2018 në Singapor dhe në Airport Planning and Design në vitin 2019 në Gjenevë, që i kanë ardhur në ndihmë pozicionit që ka mbajtur pranë Tirana International Airport si “Drejtor i Menaxhimit të Aseteve & Mjedisit.”

Eksperienca 17 vjeçare në profesionin e menaxhimit të projekteve në fushën e ndërtimit, ndërthuret më së miri dhe me zhvillimet më të fundit dhe praktikat konkrete mbi zhvillimin e pronave në projekte nga më të thjeshtat deri në ato me komplekset.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657289735-hdghrt.jpg

Vlen për të përmendur që në pozicionet e tij me aftësi të spikatura të një lideri udhëhequr nga motoja “What you do has far greater impact than what you say”, ka menaxhuar me shumë sukses një numër stafi të konsiderueshëm administrativ dhe teknik.

Sot,  Fllohe Vojka udhëheq ekipin e tij të punës duke ndjekur hap pas hapi të gjitha proceset e nevojshme për të përmbushur kërkesat e klientëve, duke i asistuar në ndjekjen e çdo kërkese si një projekt më vete jo vetëm për ta përmbyllur me sukses, por dhe për të vazhduar në ndjekjen e “projektit” pas përfundimit të tij.

Në rast se një klient troket në derë, do të ketë mundësinë të marrë asistencën e duhur teknike, financiare dhe ligjore jo vetëm për shitblerjen apo qiradhënien e pasurive të paluajtshme por dhe në zhvillimin e pronave në Tiranë dhe kjo falë dhe bashkëpunimit që zyra ofron me partnerët e saj të besueshëm në treg si në planifikim dhe ndërtim.

Ekspertiza mbi tregun, njihet si pika më e fortë ku klienti merr të gjithë informacionin e duhur mbi pronën, tipologjinë sipas stilit të jetesës, si dhe variante të shumta për të gjetur pronën e duhur brenda pak ditëve.

Por, përveç lidershipit të Century 21 Adore nuk mund të mos përmendim dhe skuadrën profesioniste të kësaj zyre.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657289734-ikfyut5.jpg

Bashkëshortja e Z. Fllohe Vojka , Znj. Aida Vojka është pjesë e real estate prej 6 vitesh. Znj.Vojka ka përfunduar arsimin si sociologe dhe është personi i parë që ju pret në zyrën Century 21 Adore.

Nëse jeni të interesuar për të marrë një pronë të tiplogjive si: apartament, shtëpi, vilë, truall, njësi komerciale, janë ata, konsulentët imobiliarë përfaqësues të Century 21 Adore që mund t’ju ofrojnë atë që ju kërkoni.

Ata do t’ju ndihmojnë të gjeni në kohë shtëpitë që plotësojnë nevojat tuaja dhe i përshtaten buxhetit dhe zonës që kërkoni, më pas do të takohen me ju për të parë ato shtëpi.

Pasi të keni zgjedhur një shtëpi për të blerë, ju ndihmojnë në negocimin e të gjithë procesit të blerjes, duke përfshirë bërjen e një oferte, marrjen e një kredie dhe plotësimin e dokumenteve ligjore.

Ju ftojmë të vizitoni Century 21 Adore, për nje shërbim sa të shpejtë aq edhe profesional në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, kompleksi Nobis, Tiranë, Shqipëri.

Gjithashtu, për të gjithë ju të cilët dëshironi të zhvilloheni profesionalisht, jeni në vendin e duhur për një karrierë të suksesshme me suportin e nevojshëm që do të gjeni pranë Century 21 Adore. Ju mund të dërgoni një mesazh tek rrjetet sociale zyrtare të Century 21 Adore:

Instagram: century21adore – century21adore

Facebook: Century 21 Adore Albania – https://www.facebook.com/c21adore

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/century-21-adore/

ose të kontaktoni nëpërmjet: e-mail: [email protected] dhe Mob : +355672044461