Century 21 Albania, kompani franchise e krijuar dhe liçensuar nën emrin më të madh të Real Estate në botë, CENTURY 21®. ...

 

Card image cap

Century 21 Albania, kompani franchise e krijuar dhe liçensuar nën emrin më të madh të Real Estate në botë, CENTURY 21®. 

2022-06-14

CENTURY 21® u krijua në vitin 1971, në Orange County, California (USA). Në fund të viteve '70, CENTURY 21® ishte shndërruar në njësinë e vërtetë të pasurive të patundshme në SHBA për numrin dhe vlerën e transaksioneve, si dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në kushtet e rritjes globale, ka qenë një vit përparimi ai i 1998-ës, kur kompania u vetëpozicionua në Kinë duke marrë kështu një nga tregjet më të mëdha botërore.

Aktualisht, Century 21 Real Estate LLC (century21.com) është franchisori i rrjetit më të madh botëror të shitjeve në Real Estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, menaxhim, suport administrativ dhe në marketing për Sistemin Global CENTURY 21®. Pjesë e të cilit sistem është edhe Century 21 Albania.
Sistemi përfshin më shumë se 14,500 zyra franchise që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me mbi 150,000 konsulentë imobiliarë, në 86 vende dhe territore në të gjithë botën.

Në Shqipëri, Century 21 u krijua në vitin 2008 dhe aktualisht numëron 35 zyra në 6 qytete - Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Korçë.

Çdo zyrë CENTURY 21® në çdo vend dhe qytet të botës, operon dhe është në Pronësi të Pavarur.
Emri Century 21, garanton se secila prej zyrave është njësoj e dedikuar për të dhënë shërbim ndaj klientit me standardet më të larta që ekzistojnë në këtë industri. CENTURY 21® dhe Century 21 Albania qëndron për konsulencë dhe shërbim imobiliar me integritet dhe vërtetësi; për të ndërtuar dhe realizuar ëndrrën e shtëpisë së ëndrrave; si dhe, për të luftuar mediokritetin duke sjellë eksperiencën e jashtëzakonshme për klientët tanë.