Century 21 Astoria, karakteristikat urbanistike të zonës së Astirit dhe standarti i artë në shërbimin imobiliar - Centur...

 

Card image cap

Century 21 Astoria, karakteristikat urbanistike të zonës së Astirit dhe standarti i artë në shërbimin imobiliar

2022-11-16

Karakteristikat urbanistike të zonës së Astirit përbëhen nga vila, qendra komerciale, shtëpi përdhese me oborre dhe toka për mbjellje apo ndërtim.

Sipas referimeve të zyrës operative në pasuri të paluajtshme Century 21 Astoria, kjo zonë ka një diversitet të madh tipologjish pronash duke filluar që nga pallate të ndërtuara gjatë 20 viteve të fundit dhe jo vetëm.

Nëse më parë kjo zonë njihej kryesisht prej dyqanit të bojrave Astir dhe pallatet e saj shtriheshin në anën perëndimore të unazës së re, gjatë viteve të fundit ajo ka pësuar ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Mund të përmendim sistemimin dhe zgjerimin e segmentit të unazës në kuadër të ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës me 8 korsi, e cila fillon nga mbikalimi i pallatit me shigjeta deri tek ish Shqiponja. Në 2-3 vitet e fundit janë ndërtuar disa komplekse pallatesh tepër cilësore edhe në anën lindore të kësaj rruge.

Për News.al, brokeri i zyrës Z. Fisnik Hackaj thotë se në Astir tashmë ka edhe dy bulevarde, bulevardi “Migjeni” që  lidh unazën e re me zonën e Yzberishit dhe “ish Misto Mame” dhe bulevardi i Kasharit që e lidh me pjesën pranë “Casa Italia”.

Në të gjithë zonën tashmë janë shtuar sinjalistika, zgjeruar rrugët për këmbësorët dhe shtruar rrugët për biçikleta. Si pranë çdo bulevardi edhe pranë këtyre dy bulevardeve po ndërtohen komplekse të reja banimi, me hapësira të gjelbra dhe rekreative, me cilësi të lartë  ndërtimi dhe më e rëndësishmja, me një raport shumë të mirë cilësi/çmim. Të gjitha këto ndërtesa rrisin nevojën për shkolla dhe institucione të tjera publike, të cilat gjithashtu janë në ndërtim e sipër.

Pozicioni gjeografik i kësaj zone është shumë strategjik pasi tashmë Astiri nuk është më ajo pjesa periferike e Tiranës, por realisht një pikë kyçe, e cila ndërlidh qendrën, segmentin industrial, universitete dhe shkolla jo publike prestigjoze, autostrada dhe qendra tregtare. Për rrjedhojë mund të themi me bindje të plotë se Unaza e re po shndërrohet në një nga zonat më të kërkuara si për banim ashtu edhe për biznes.

Sipas statistikave të Open Data nga bashkia Tiranë, Unaza e re po konsiderohet ndër lagjet më të banuara dhe më të kërkuara të Tiranës e ndjekur nga njësia Farkë dhe njësia Dajt (ose siç njihet ndryshe zona e Freskut).

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1668591072-picture-4.jpg

Tipologjia e klientëve, të cilët kanë preferuar këtë zonë në vitet e mëparshme kanë qenë kryesisht çiftet e reja kryeqytetase, familje të ardhura nga rrethet (ku edhe sot kategorizohet si zona më e kërkuar e kësaj kategorie) dhe familje të cilat përfitonin nga kreditë e buta.

Me zhvillimin e mëtejshëm, kjo zonë po preferohet edhe nga tipologji të tjera klientësh si ata të cilët blejnë prona për investim, familje në zgjerim që shesin një apartament më qendror dhe blejnë deri në dy apartamente në Astir, shtetas shqipëtar të cilët jetojnë prej vitesh jashtë shtetit apo studentë.

Mënyra se si ne operojmë është ofrimi i pronës së duhur, bazuar në buxhetin përkatës sipas preferencës së qytetarit që troket në Century 21 Astoria.

Konsulentët imobiliarë të Century 21 Astoria, shprehen se me shtimin e popullsisë dhe përmirësimin e infrastrukturës vihet re që pothuajse çdo markë prestigjoze nga gastronomia, shërbimet, retaili etj. kërkon të jetë prezent në këtë zonë.

Me rritjen e standardeve të ndërtimit të përcaktuara nga qeveria, sot në Astir gjen pallate të cilët konkurojnë ndjeshëm në zonë përsa i përket cilësisë së ndërtimit, por edhe të parqeve të gjelbra, shëtitoreve, shesheve të pushimit etj. Këtu mund të përmendim segmentin e ri të ndërtimeve si Future Home Residence, Green City, Oasis, River Residence etj. të cilat shtrihen përgjatë vazhdimit të lumit të Tiranës. Nga informacionet që kemi, ky segment, pra nga kompleksi Delijorgji deri tek ura e lumit të Tiranës do të përshkohet edhe nga një shëtitore. Nëse mesatarja e rritjes së çmimeve në kryeqytet ka qenë 5 – 10% në vit në varësi edhe të mini zonave, Astiri dallon sepse ka pasur një rritje eksponenciale të çmimeve në vitet e fundit me minimalisht 20% çdo vit. Respektivisht sot çmimet variojnë nga 750 deri në 1100 euro për metër katror me tendencë rritjeje.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1668591928-foto-personale.jpg

Per News24.al u ndalëm në një bashkëbisedim të shkurtër mbi lidershipin e zyrës Century 21, me brokerin Z. Fisnik Hackaj.

Sa vite eksperiencë keni në këtë industri dhe si kanë qenë etapat e para në këtë profesion në Shqipëri?

Studimet i kam mbaruar pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Bielefeld/Gjermani, dega Shitje-Marketing. Pas shumë vitesh eksperiencë shitjesh në industri të ndryshme i jam bashkuar markës Century 21 Albania  dhe njëkohësisht industrisë imobiliare në vitin 2017. Në atë vit rrjeti ynë numëronte 20 zyra dhe rreth 150 agjentë imobiliarë. Që nga ky vit deri në fund të 2020 kam mbuluar pozicionin e Drejtorit të Zhvillimit të Franchise pranë zyrës qendrore. Duke qenë se prezantoja një “produkt” të cilin e besoja 100%, nuk mundej të mos kisha aspiratën që një ditë edhe unë të hapja zyrën time C21. Keshtu, në janar 2021 vendosa të hap zyrën Century 21 Astoria në Astir, por njëkohësisht t’i qëndroj besnik edhe pozicionit të Zhvillimit të Mëtejshëm të Franchise si konsulent i jashtëm. Zyra jonë është e pozicionuar në rrugën Teodor Keko, ngjitur me Ozon Electronics.

Ndihem shumë i lumtur teksa shoh “fëmijen” tim Century 21 Astoria të rritet pranë familjes së madhe Century 21 Albania, e cila gëzon sot një shtrirje me 38 zyra në 7 qytete të Shqipërisë dhe mbi 350 konsulentë imobiliar.

Pse zyra u quajt pikërisht Century 21 “Astoria”?

Sistemi Century 21 është sistem amerikan franchise me një eksperiencë globale mbi 51 vjeçare duke u kategorizuar si marka franchise real estate më e vjetër në botë. Eksperienca e saj na ofron mundësinë që shumë referenca suksesi të punës t’i marrim të gatshme. Kështu ndodhi edhe me përzgjedhjen e emrit te zyrës. Unë po merrja përsiper një zyrë ekzistuese, e cila për afërsisht 5 vite njihej me emrin Century 21 Ring. Por duke qenë se Astiri, sikurse u përmend më lart, është një lagje në ndërtim të vazhdueshëm e përbërë nga komunitete heterogjene, gjeta një paralele me lagjen Astoria në Queens, New York, lagje me ndërtesa relativisht të reja dhe me komunitet heterogjen kryesisht evropian dhe kështu e ndryshuam emrin. Për fat të mirë ka edhe pak ngjashmëri ndërmjet emrit Astiri dhe Astoria.

Cili është konsulenti imobiliar më performues pranë zyrës C21 Astoria?

Zyra jonë përmban shumë konsulentë imobiliarë të talentuar dhe me performancë të lartë, por do të ndalesha tek Isli Gezhilli, personi i cili i është bashkuar vizionit tim që në fillimet e hapjes së zyrës. Isli është i lindur dhe rritur në zonën pranë Unazës së re. Ka përfunduar shkëlqyeshëm studimet pranë universitetit Europian të Tiranës, dega Komunikim-Marrëdhënie me publikun. Edhe pse në një moshë relativisht të re, ai numëron eksperienca të ndryshme pune në kompani prestigjoze dhe organizata OJF. Në vitin e parë të zyrës sonë, Isli mbuloi pozicionin e menaxherit të zyrës dhe së bashku ndërtuam strukturën dhe themelet e nevojshme për vitet e ardhshme. Duke qenë se ambiciet financiare të Islit ishin të mëdha, ai zgjodhi që nga janari 2022 të operojë si konsulent imobiliar pranë zyrës sonë duke vërtetuar me rezultatet e arrituara deri tani që ishte zgjedhja e duhur.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1668591891-ghsrtfg.jpg

Njihuni me aktivitetet më të fundit të ekipit të Century 21 Astoria në rrjetin social: https://www.facebook.com/c21astoria,

Për këtë, ftojmë çdo person i cili ka nevojë për konsulencë imediate mbi pasuritë e paluajtshme, të na kontaktojë në numrin e telefonit të Century 21 Astoria: 0694050077

Gjithashtu, nëse jeni të interesuar për të blerë apo marrë me qira një pronë sipas tipologjisë suaj preferenciale, ju ftojmë të vizitoni linkun e website: Century 21 Astoria