Century 21 Aulona: Ja se cilat zona janë më të kërkuarat në qytetin e Vlorës - Century 21 Albania

 

Card image cap

Century 21 Aulona: Ja se cilat zona janë më të kërkuarat në qytetin e Vlorës

2022-07-22

Zyra përfaqësuese Century 21 Aulona,  pjesë e rrjetit të kompanisë Century 21 Albania, operon në sektorin e industrisë së paluajtshme që nga viti 2017 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Century 21 Aulona përbëhet nga 9 konsulentë imobiliar të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve të interesuar dhe për t’ju përcjellë atyre një eksperiencë të kënaqshme në plotësimin e dëshirave të tyre mbi pronën

.https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1658414473-foto-stafi-1.jpg

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1658414449-bruno-xhaferaj-ok-foto.pngBruno Xhaferaj, konsulenti imobiliar pjesë e ekipit të kësaj zyre, prej dy vitesh është pjesë e 21 agjentëve më të mirë të Century 21 Albania.

Për të patur një informacion të plotë në lidhje me zhvillimin urbanistik dhe karakteristikat kryesore te qytetit te Vlores,  Bruno Xhaferaj shprehet se:  Vlora ka një potencial të lartë në kërkesa duke qënë dhe pika kyçe për çdo person i cili do të kalojë  në pjesën e bregdetit jugor të Shqipërisë.

Ky vend ofron një vijë bregdetare fantastike, turizëm malor, 300 ditë diell, dhe nga viti në vit ka shtim të interesit nga shqiptarë e të huaj.

Zonat më të kërkuara në Vlorë për blerje apo qera gjatë gjithë vitit janë: Lungomare, Bulevardi “Ismail Qemali” , Plazhi i Vjetër, Skelë.

Sezoni veror tashmë ka nisur, për Balkanweb, Brokeria e zyrës Century 21 Aulona, Znj. Aurela Xhaferaj thotë se sezoni veror ka ndikim pozitiv në rritjen e kërkesave për blerje nga investorë të huaj.  Kërkesat janë jo vetëm për blerje por edhe për qera.

Tipologjia më e zakonshme e pronës për blerje për pushime verore janë apartamente 1+1 ose garsoniere. Por nuk përjashtohen dhe apartamentet e tipologjisë 2+1.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1658414446-logo-c21-aulona-ok.jpg

Vlerat për m2 që variojnë në zonat kryesore të qytetit të Vlorës:

Sipas tipologjive të pronave:

Tipologji prone- Rezidenciale – 1000- 1700 € /m2

Tipologji prone- Komerciale – 1000- 4000 € /m2

Sipas zonave kryesore:

Plazhi i vjetër : 800-1400€

Lungomare : çmimet variojnë nga 1000-1500€/m2

Bulevardi Ismail Qemali : çmimet variojnë nga  700-1000€ per prona residenciale dhe Ambjentet komerciale kati 0, variojnë nga 2500- 4000€.

Për të gjithë ata të cilët kërkojnë të kenë një informacion mbi shitje/blerje prone apo marrje me qira në Vlorë,  Century 21 Aulona do t’ju asistojë në çdo hap të këtij shërbimi.

Na ndiqni në adresën tonë web për t’u përditësuar me pronat e reja në qytetin e Vlorës.