CENTURY 21 feston 50 vjetorin - Century 21 Albania

 

Card image cap

CENTURY 21 feston 50 vjetorin

2021-07-28

Kompania ndërkombëtare Century 21, feston sot 50 vjetorin e krijimit.

Krijuar në Kaliforni në 1971, e përhapur tashmë në 86 vende të botës dhe me mijëra zyra franchise që mbajnë këtë emër, Century 21 ndodhet që prej 2008-ës në Shqipëri ku ka arritur të jetë agjencia më e madhe e Real Estate në rajon.

32 zyra dhe 300+ profesionistë, përbëjnë Century 21 Albania.

Në këtë 50-vjetor, zhvilluam një intervistë me z. Jonian Antoni, i cili na foli për inovacionet dhe sfidat e këtij 50 vjetori.

Tregu i Real Estate po gjendet përpara sfidave dinamike pas periudhës pandemike. Mund të na tregoni risitë dhe inovacionin që Century 21 ka vendosur të ndjekë për t’u përshtatur me këtë dinamizëm?

Në periudhën e parë të pandemisë çdo gjë ndaloi. Si rrjedhojë, në pas-javët e kësaj periudhe u investua shumë si në 3D apo Video Marketing për të hapur tregun gjatë periudhës së distancimit social. Mund të themi se ishte pak herët për këto teknologji dhe globalisht ato nuk arritën të thyejnë sukseset që industria ka në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Gjithsesi, thënë kjo, gjithë industria përmirësoi Website-t dhe mënyrën digjitale ku prej vitesh edhe përpara pandemisë është investuar shumë. Si rrjedhojë, sot një klient në Real Estate kryen rreth 50% të punës (research-it) në mënyrë digjitale derisa shkon tek kontakti personal me një profesionist.

Sa i përket tregut ekziston një aspekt pozitiv që e kemi parë si trend në rritje të shitjeve dhe çmimeve pas periudhës së parë të pandemisë e deri më sot në nivel lokal shqiptar, por edhe në nivel botëror.

Shumë klientë kanë kuptuar se shtëpia nuk është më një vend për t’u strehuar natën dhe si rrjedhojë, ata që kanë mundësi kanë kërkuar të blejnë ose të marrin me qira hapësira më të mëdha për të banuar, sidomos pasi janë vendosur përballë faktit se me ‘lockdown’ dhe situatën e pandemisë rrinë me orë të gjata në ambientet e shtëpisë.

Century 21 Albania ka qenë nismëtare për disa procese shumë të rëndësishme në tregun e Industrisë Imobiliare në Shqipëri. A mund të na flisni më shumë për këtë përqasje?

Patjetër, është një nga krenaritë tona që përveçse punojmë, kemi arritur të ngremë një industri të tërë me mijëra persona të cilët punojnë dhe paguhen mirë, gati dyfishin e rrogës mesatare shqiptare.

Në 2008-ën, kur kompania ka hyrë në tregun shqiptar, i gjithë tregu i ndërmjetësimit të pronave ka qenë i afiliuar me fjalën ‘sekser’, e cila në vetvete nuk është një fjalë e keqe, por në perceptimin e klientëve përdorej për keq.

Shërbimi ka qenë shumë i dobët, pothuajse zero dhe klientët paguanin shumë pak për këtë shërbim duke preferuar në 95% të rasteve të mos e përdornin fare shërbimin ndërmjetësues. Kompanitë ose zyrat që ofronin një shërbim të mirë kanë qenë të pakta dhe numëroheshin me gishtat e dorës.

Me lodhjen e vazhdueshme, me edukimin konstant dhe të shpeshtë, shtuar këtu edhe me praktikat më të mira globale që na ofron kompania jonë, ne kemi arritur në 12-13 vite të shndërrojmë këtë industri duke krijuar me qindra vende pune si në kompaninë tonë ashtu edhe në kompanitë konkurrente që kanë ndjekur modelin tonë të zhvillimit.

Për ne kjo është një krenari, sepse kemi qenë ndër pionerët e zhvillimit masiv të kësaj industrie që mund të arrijë të prodhojë mijëra të punësuar me rroga ose përfitime mujore 2-3 herë mbi mesataren shqiptare.

Kryefjala e këtij shekulli mendohet të jetë aftësia e një brandi për të qenë sa më inovativ. Si mendoni që Century21 po përshtatet dhe si po kanalizohen energjitë në menyrë që brandi të kryesojë tregun shqiptar me risi?

Vetë fjala Century21 në shqip përkthehet Shekulli21. Pra ne jemi nisur si një kompani inovative e cila do të lulëzojë dhe do ketë rezultate fantastike përgjatë gjithë shekullit.

Në këtë aspekt, ne e kemi pak më të thjeshtë se shumë kompani të tjera në këtë industri apo në industri të tjera. Programet tona inovative dhe zhvillimore përcaktohen dhe dizenjohen nga ekspertët më të mirë Globalë në USA të cilët punojnë çdo ditë në inovacione dhe zhvillim.

Duke patur këtë grup fantastik, ekipit tonë në Shqipëri i ngelet vetëm të përktheje dhe të implementojë strategjitë e reja në tregun lokal pa patur nevojë të shpikë diçka, por thjesht duke u besuar përfaqësuesëve të markës Globale.

Për shembull: Një inovacion i ardhur në 2018-ën ka qenë ridizenjimi i markës, i cili brenda pak muajsh e ktheu kompaninë në një hit Global. Marka e ridizenjuar është bërë qëllimisht për të pushtuar teknologjinë e fundit në rrjete sociale, website dhe TV. Përdoret lehtësisht dhe shkon në çdo lloj formulimi, të dhëna teknike që për marketuesit tanë në Shqipëri, por dhe në gjithë botën janë jetësisht të rëndësishme.

Një ndër aspektet e inovacionit sot konsiderohet dhe ndryshimi i imazhit të kompanisë që të mund të jetë sa më afër konsumatorit me një frymë tërësisht të re. A ishte kjo një sfidë në Shqipëri?

Në Shqipëri, ne kemi filluar në vitin 2008 edhe pse sot duket pak larg, janë vetëm 13 vite, prandaj përsa i përket kësaj teme, kemi qenë që në 2008-ën të fokusuar për të qenë sa më pranë konsumatorit.

Kompania jonë nuk ndryshon imazh lehtë, sepse ka 50 vite në treg duke përfaqësuar gjithnjë të njëjtin imazh, mbi parimet bazë të korrektësisë, shpejtësisë dhe të qenit pranë konsumatorit. Suksesi i markës nëpër botë ka qenë pikërisht transmetimi i këtyre pikave me sukses tek konsumatori.

Po përsa i përket zhvillimit teknologjik në fushën e Real Estate? Cilat janë të rejat që ofron Century 21 Albania?

C21 është githnjë në investim përsa i përket risive në teknologji duke marrë nga jashtë vendit më të mirat dhe duke i integruar. Website-i është një ndër armët më të forta të kësaj kompanie, me rreth 220,000 vizita në muaj dhe 100,000 individë që vizitojnë faqen. Këta numra të jashtëzakonshëm arrihen vetëm nëse çdo hallkë e teknologjisë funksionon në perfeksion.

Një tjetër aspekt teknologjik është CRM dhe sistemet e brendshme, ku mund të them se jemi pak mbrapa krahasuar me botën dhe kompanitë e huaja, por sërish jemi të parët në Shqipëri.

Në shekullin e 21-të nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati, por edhe çfarë mbjell sot për të korrur nesër, si rrjedhojë sistemet CRM për trajtimin e klientit dhe sistemet ERP për trajtimin e të dhënave kanë përparësi esenciale në një kompani që aspiron të jetë lider në treg për vite me rradhë.

 

SOURCE/BURIMI: https://businessmag.al/century-21-feston-50-vjetorin/