Century 21 Partners: Rruga e Kavajës deri tek Pallati me shigjeta mbetet një zonë me kërkesa për blerje të pronave - Ce...

 

Card image cap

Century 21 Partners: Rruga e Kavajës deri tek Pallati me shigjeta mbetet një zonë me kërkesa për blerje të pronave

2022-10-12

CENTURY 21 Partners: Mes zhvillimit historik dhe urbanisitik, Rruga e Kavajës deri tek Pallati me shigjeta mbetet një zonë me kërkesa të larta për blerje të pronave të paluajtshme.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1665566247-c21-partners-foto-cover.jpeg

Zyra CENTURY 21 Partners ndodhet prej 4 vitesh në ‘Kompleksin Delijorgji ‘. Të orientuar tek shërbimi cilësor dhe profesional, eksperienca jonë na ndihmon t’ju parashtrojme një analizë të detajuar mbi çmimet e apartamenteve në Rrugën e Kavajës dhe zhvillimin e vrullshëm që ka pësuar.

Rruga e Kavajës deri tek Pallati me shigjeta është një nga rrugët më të vjetra të kryeqytetit, si dhe nyje lidhëse me rrugët më të frekuentuara në kryeqytet si: Qendrën, Rrugën e Durrësit, Rrugën e Myslym Shyrit etj. Nëse do t’i kthehemi historisë, daton se zhvillimin më të madh e pati pikërisht gjatë viteve 1920-1930, atëherë kur Tirana filloi të formësohej nga implementimi i planeve urbanistike. Një ndër planet kryesore për këtë rrugë ka qenë ai i vitit 1928.

Ky plan përfshinte një sërë ndryshimesh, ku e gjithë zona përgjatë këtij aksi do të zhvillohej sipas parcelave drejtkëndore, ku do të vendoseshin vilat.

Vilat që nisën të ndërtoheshin gjatë asaj periudhe në këtë bulevard ishin shumica të punuara sipas arkitekturës italiane. Lartësia më e madhe që mund të arrinin ishte dykatëshe. Sot vilat që i kanë mbijetuar ndërtimit të pallateve të reja shumëkatëshe, janë jo vetëm trashëgimi historike, por edhe arkitektonike, si dokumentim i aftësive të arkitektëve modernë shqiptarë dhe atyre te huaj.

Tashmë zhvillimi i urbanistikës dhe infrastrukturës ka pësuar një metamorfozë. Fillimi i kësaj rruge nga Qendra deri tek Pallati me Shigjeta ka marrë një vrull për sa i përket ndërtimeve të reja si komplekset rezidenciale, pallatet, bizneset e reja. Rruga kryesore është në kushte shumë të mira, plotësuar me gjelbërim, ndriçim dhe korsi biçikletash.

Për shkak të faciliteteve të shumta që kjo zonë ofron, kërkesat për blerje dhe qira kanë pasur një tendencë në rritje. Tipologjitë e klientëve variojnë nga familje, studentë, por edhe klientë të huaj që vijnë të jetojnë dhe punojnë në Tiranë.

Në përshtatje edhe me kërkesat dhe kushtet e klientëve që duan të marrin një apartament për qira apo blerje, do të veçonim sugjerimin për klientët familjarë. Hapësirat e shfrytëzueshme nga të vegjlit duket se janë vënë në qendër te vëmendjes nga Komplekset rezidenciale. si: Kompleksi Arlis, Kompleksi Deliorgji, Tirana Garden Building, Eye of Tirana.

Vlen të theksohet se pronat komerciale në këtë zonë nuk janë asnjëherë bosh. Shumica e bizneseve  prestigjoze kanë zgjedhur të ushtrojnë veprimtaritë e tyre përgjatë Rrugës së Kavajës.

I gjithë ky volum pune do të ishte i pamundur për t’u përballuar pa një staf të gjerë profesional. Prandaj jemi krenarë t’ju prezantojmë me stafin tonë i cili përbëhet nga agjentë me eksperiencë dhe portofolë klientësh të përzgjedhur.

Të orientuar tek shërbimi cilësor dhe profesional, agjentët e zyrës sonë me eksperiencë disa vjeçare kanë kontribuar në zhvillimin e suksesshëm vit pas viti.

Integritet, Bashkëpunim, Inovacion dhe Mirënjohje, këto kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë baza mbi të cilat kemi ndërtuar këtë biznes. Një rrugëtim sa i bukur aq edhe sfidues.

Jemi të bindur se kemi arritur të ndërtojmë një ambient familjar si për stafin tonë ashtu edhe për klientët, të cilët janë kthyer shpesh herë në miq për ne. Pavarësisht nëse jeni duke blerë shtëpinë tuaj të parë, jeni duke u zhvendosur në një shtëpi më të madhe për një familje në rritje, ose jeni duke kërkuar të zvogëloni përmasat për lehtësinë e jetesës, ne do të jemi këtu për t'ju shërbyer .

Strategjia jonë e biznesit është plotësimi i nevojave të klientëve tanë!

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1665566191-century-21-partners-logo-1.jpg