Century 21 Real Estate bashkëpunon me Fondacionin Eva Longoria! - Century 21 Albania
Hyr

 

Card image cap

Century 21 Real Estate bashkëpunon me Fondacionin Eva Longoria!

2020-01-10

Century 21 Real Estate LLC ka publikuar lajmin e bashkëpunimit me Fondacionin Eva Longoria si pjesë e “Fuqizimi i Femrave Latine”, një iniciativë për t’u mundësuar bursa studimi femrave latine që duan të liçensohen si agjente imobiliare duke u dhënë gjithashtu përvojën e nevojshme për të qenë të suksesshme në industrinë imobiliare. Ky partneritet i ri i shpallur nga Presidenti dhe CEO i Century 21, Michael Miedler përgjatë konventës së përvitshme L’ATTITUDE të Shoqatës Kombëtare të Profesionistëve Imobiliarë Hispanikë, do të mundësojë bashkëpunimin e agjentëve lokalë të zyrave Century 21 me gjimnaziste latine pjesë e programit të udhëheqjes së Fondacionit në Los Anxheles. Agjentët do të shërbejnë si modele udhëheqjeje si dhe do të inkurajojnë studentet të kenë rezultate të larta në shkollë, të kenë vetëbesim dhe të përgatiten për studimet universitare.  

“Century 21 Real Estate dhe Fondacioni Eva Longoria besojnë së bashku në fuqinë e madhe dhe potencialin e femrave latine. E dimë se kur i fuqizon femrat latine të jenë të suksesshme në shkollë dhe në biznes, ne po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tone. Programi i udhëheqjes është baza e bashkëpunimit tonë me Century 21, sepse çdokush ka nevojë për support dhe frymëzim që të arrijë potencialin e vet të plotë,” tha aktorja, drejtuesja dhe filantropistja Eva Longoria Bastón.

Së bashku, Fonacioni Eva Longoria dhe Century 21 Real Estate do të krijojnë lidhjet e duhura midis studentëve dhe agjentëve imobiliarë apo brokerave lokalë që do të shërbejnë si udhëheqës të tyre. Ky program do t’u shërbejë studenteve latine të kenë mundësinë e bashkëpunimit me profesionistë imobiliarë ambiciozë të Century 21, të cilët do t’i ndihmojnë në orientimin drejt zgjedhjes së duhur të studimeve universitare dhe të karrierës së tyre duke i kultivuar aftësitë që nevojiten si akademikisht ashtu edhe profesionalisht.

“Century 21 Real Estate beson në rëndësinë e rritjes së komunitetit Hispanik jo vetëm si konsumatorë, por që në bashkëpunim me ekipin tone të palodhur të agjentëve imobiliarë arrin me sukses synimin e të qenit pronarë të shtëpisë së tyre,” thotë Michael Miedler. “Jemi të emocionuar ta shohim këtë program të evoluojë në partneritet me Fondacionin Eva Longoria, për të insipiruar gjeneratën e radhës të sipërmarrëseve femra të avancojë në synimet e veta akadamike dhe profesionale me suportin e rrjetit tonë lokal të agjentëve imobiliarë dhe brokerave.

Programi i udhëheqjes së Fondacionit Eva Longoria i angazhon pjesëmarrësit në një kurrikulum 4 vjeçar i përshtatur sipas studimeve të tyre të gjimanzit, duke i ndihmuar të kenë sukses në këto studime, të fitojnë vetëbesim dhe të përgatiten për studimet universitare. Përpos ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata dhe me vlerë me femra profesioniste dhe studente të suksesshme si to, studentet kanë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete ekstrakurrikulare të dobishme përfshirë këtu vizita në universitete dhe mundësi për të eksploruar karrierën e tyre të dëshiruar.

Që prej krijimit në 2017, programi “Fuqizimi i femrave latine” në bashkëpunim me një rrjet global agjentësh imobiliarë dhe brokerash të Century 21, u ka dhënë mundësinë e avancimit në synimet e tyre akademike dhe profesionale në tregje të ndryshme të vendit më shumë se 100 femrave Hispanike që ndajnë të njëjtat vlera dhe tradita kulturore dhe profesionale me profesionistët e sipërpërmendur. Përveç këtij bashkëpunimi të ri, marka Century 21 do ta përcjellë këtë fushatë tek femrat në Los Anxheles që janë të interesuara të bëhen agjente imobiliare duke ofruar 21 bursa që marrin përsipër koston e marrjes së liçencës imobiliare në Kaliforni. Rrjedhimisht, brokerat lokalë të afiliuar me Century 21 do të mundësojnë ndarjen e përvojës së tyre me fitueset e bursave duke u dhënë mundësinë e përmirësimit dhe avancimit të mëtejshëm në zyra të ndryshme në pronësi të pavarur.   

“Dëshiroja të isha një sipërmarrëse dhe t’i kisha të gjitha: suksesin, shtëpinë time, dashurinë dhe familjen. Para se të isha një agjente imobiliare me Century 21 isha thjesht një asisistente dentist dhe sot, 20 vite më vonë, e pohoj se kam marrë vendimin më të mirë të mundëshëm për karrierën time”, tha Lulu Perez, një agjente imobiliare e asociuar me Century 21 Realty Masters në Montebello CA. “Jam e emocionuar që do të kem më në fund mundësinë e ndarjes së përvojës time në industrinë imobiliare për të frymëzuar gjeneratën e re të sipërmarrëseve femra latine, për të cilat jam e bindur se do të arrijnë lart në karrierën e tyre.”

Për më tepër informacion mbi “Programin e Bursave të Fuqizimit të Femrave Latine” vizitoni: C21EmpoweringLatinas.com

Përshtatur nga artikulli i PRNewswire, 30 shtator 2019

https://www.prnewswire.com/news-releases/century-21-real-estate-collaborates-with-eva-longoria-foundation-to-empower-latinas-and-inspire-next-generation-of-entrepreneurs-300927587.html

Copyright © 2020