Century 21 Smart - Një histori suksesi në rrjetin Century 21 Albania - Century 21 Albania

 

Card image cap

Century 21 Smart - Një histori suksesi në rrjetin Century 21 Albania

2022-10-31

Themelimi i zyrës Century 21 Smart daton në 1 tetor 2014. Ndërsa Century 21 Albania  po kalonte përmes një tranzicioni, çelja e zyrave që do e përfaqësonin denjësisht këtë franchise Amerikan në Shqipëri ishte e domosdoshme. Si rrjedhojë, Century 21 CPM mori guximin të themelojë këto zyra model, të cilat vazhdojnë edhe sot të përfaqësojnë të gjitha vlerat dhe vizionin e Century 21.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1667211183-yhdrtgfr.jpg

Edhe pse në një treg tepër konkurues, kjo zyrë ka treguar ndër vite këmbëngulje për të triumfuar mbi sfidat. Ristrukturimi i grupit Century 21 CPM solli vendndodhjen e re të Century 21 Smart, Rr. Luigj Gurakuqi. Në qendër të Tiranës, pranë lagjeve më të lakmuara të kryeqytetit, konsulentët e kësaj zyre janë vetëm një telefonatë larg çdo nevoje të klientëve të tyre.

Ndërsa futet në kujtimet e çeljes së kësaj zyre, Z. Leka kujton një ndër agjentët e parë të rekrutuar, Erti Memoci- konsultenti aktiv më i vjetër në rrjetin e Century 21 Albania. Aktualisht Co-Broker i zyrës Century 21 Smart, Erti ka ndërtuar vizionin e karrierës së tij mbi bazat e Parimeve Themelore të një konsulenti imobiliar, duke përcjellë besim, njohuri, empati, por mbi të gjitha, duke vendosur përvojën e klientit mbi çdo interes tjetër.

Një tjetër konsulente që nga fillimet e zyrës është dhe Alba Toska. Gjithashtu Co-Broker në zyrën Century 21 Smart, Alba vendos gjithmonë interesat e klientit mbi vlerën e transaksionit dhe vlerëson integritetin në çdo aspekt të punës së saj.

Alba dhe Erti janë dy themele të forta të kësaj zyre dhe i nxisin të gjithë të ecin përpara si me shpirtin e tyre të skuadrës ashtu dhe me arritjet e tyre, si “Team 21”, “Agjenti më i mirë i muajit” apo “Agjenti më i mirë i vitit”.

Century 21 Smart njihet për një skuadër të fortë e cila sfidon vazhdimisht zonën e rehatisë, kështu duke arritur çmime si “Zyra më e mirë për vitin 2021”, të qenit në top 3 zyrat më të mira çdo vit  apo duke thyer rekorde si ai i shitjes më të madhe në historinë e Century 21 Albania dhe rekordi i qirasë më të madhe.

Kjo zyrë merret me të gjitha shërbimet imobiliare, duke filluar nga qiratë dhe shitjet e apartamenteve e vilave në qytet, ato në zonat bregdetare apo dhe qiratë e shitje të ambienteve komerciale.

Një tjetër agjent i suksesshëm i kësaj zyre, pjesë edhe e Team 21, është

Eglon Leti. Egloni ka një përgatitje të lartë profesionale dhe njohuri statistikore të detajuara, të cilat i mundësojnë një angazhim maksimal ndaj klientit.

Team 21 nuk do të ishte i plotë pa konsulenten  Eriola Canga, e cila ka arritur të jetë e pjesë e kësaj super-skuadre për 3 vite radhazi dhe është renditur e para për dy nga këto vite. Ajo është dhe dy herë fituese e çmimit “Best Rental Agent”, për vitin 2020 dhe 2021, dhe karakterizohet nga qëndrueshmëria dhe pasioni për punën.

Fatjon Gjyzeli , konsulenti i cili theu rekordin e shitjes më të madh në Century 21 Albania, edhe pse një konsulent i ri në moshë, udhëhiqet nga shpirti i sipërmarrjes, duke sjellë idetë më të reja dhe inovative për zyrën.

Investitorët e pronave komerciale në Tiranë janë sigurisht të njohur me emrin, Oltjon Lulja konsulent i cili njihet për trajtimin e këtyre pronave si dhe ato të luksit. Olti ofron për klientët e tij një databazë të pasur dhe njohuri të hollsishme mbi çdo mundësi investimi.

Sigurisht, kësaj skuadre nuk ka se si t’i mungojë një konsulent me aftësi të shkëlqyera analitike dhe me një background në Bankë & Financë, Renald Dyrmyshi . Ai është një konsulent i cili mbështet përzemërsisht si kolegët & klientët e tij në arritjen e ëndrrave dhe qëllimeve të tyre. Apo dhe Hasbi Hasa, i cili me sinqeritetin e tij dhe prirjen për të qenë i drejtpërdrejtë punon me vullnetin e vazhdueshëm për t'i dhënë klientëve të tij më të mirën.

Zyra Century 21 Smart përbëhet dhe nga konsulentë të tjerë, të cilët edhe përse më të rinj në profesion, kanë treguar vazhdimisht që janë të aftë të përcjellin tek klientët standardin e artë, duke nxitur përpara arritjet që kjo zyrë ka marrë ndër vite, si çmimi “Best Office of the Year”, “Best Rental Office”, “Best Sales Office” apo “Best Agency of Team 21”. Suksesi i skuadrës Century 21 Smart nuk do të ishte i mundur pa Alba Toska, Marinda Gjoka, Eglon Leti, Endrit Zeka, Eriola Canga, Erti Memoci, Ervin Halili, Fatjon Gjyzeli, Gjergj Laho, Hasbi Hasa, Lorina Rada, Oltion Lulja, Renald Dyrmishi dhe Taulant Zalli, nën drejtimin e brokeres Endrina Baholli dhe themeluesit, Dritan Leka.