Çfarë ndodh kur heq fokusin nga transaksionet, për t’u fokusuar tek përcjellja dhe komunikimi i vlerave? - Century 21 Al...

 

Card image cap

Çfarë ndodh kur heq fokusin nga transaksionet, për t’u fokusuar tek përcjellja dhe komunikimi i vlerave?

2021-12-14

 

Kur mendojmë për një agjenci shërbimesh imobiliare, gjërat e para që do na vinin ndërmend janë: takimi me agjentin dhe transaksioni si procese kulminante. Nuk do ndalonim gjatë në proceset dhe fazat që ekzistojnë ndërmjet. 

Por, ka shumë më tepër se kaq! Një sistem si Century 21 Albania, duke qenë dhe një brand ndërkombëtar ka sjellë prej vitesh në Shqipëri një frymë tjetër shërbimi ndaj klientit, rikonceptim të rrjetëzimit dhe të prekshmen dhe njerëzoren si fokus të misionit dhe vizionit të vet. 


Agjencia më e madhe imobiliare në Shqipëri zgjodhi që përmes komunikimit dhe punës, të përcjellë vlerat e kompanisë dhe vlerat për t’u promovuar në shoqërinë shqiptare dhe në komunitetin ku ndërveprojmë.

“Si një kompani që viti 2021 e gjen me 29 zyra, përhapje në 4 qytete dhe me 250+ profesionistë në bordin tonë, ne jemi të fokusuar të investojmë përtej vlerës së transaksionit dhe procesit bazik të punës. 

Kemi kaluar një vit të vështirë si 2020 duke i qendruar fort vlerave dhe parimeve tona dhe duke investuar në qendrueshmërinë e sistemit tonë. Përgjatë kësaj rruge, ia kemi dalë të fitojmë objektivat dhe rritjen” - shprehet stafi drejtues i C21 Albania. 

 

Viti ku ndodhemi, ka shkundur mënyrën e komunikimit dhe përqasjen ndaj konsumatorit në mbarë botën. Të jesh në treg, tashmë nuk ka të bëjë me fuqinë e brandit për t’u dukur, por me impaktin dhe energjinë e tij për të qenë prezent dhe ndikues, për të ofruar zgjidhje dhe mbështetje, inovacion dhe progres. Zgjedhim të jemi në një nivel fushëpamjeje më ardhmëror, universal dhe njëkohësisht të prekshëm. 

 

Century 21 Albania, e nisi vitin duke treguar mobilitetin dhe aftësinë për t’iu përshtatur realitetit të ri. 

Përgjatë janarit, stafi menaxhues, CEO dhe drejtuesit e zyrave të Century 21 Albania, u mblodhën rregullisht për të vlerësuar vitin që lamë pas dhe për të përcaktuar objektivat e vitit të ri. Kjo ndodhi rregullisht me synimin për të qëndruar të fokusuar në qëllimin e përbashkët: Të jemi pranë klientit, përtej interesave të transaksioneve.

 

Muajin mars nisi me një nismë të cilën, të gjithë 250 profesionistët e C21 Albania e përqafuan dhe e morën përzemër: shprehjen e falenderimit ndaj grave shqiptare duke i konsideruar ato si streha e familjeve shqiptare. Një urim për 8 marsin që nuk mbeti me fjalë, por u shoqërua nga një pusullë dhe një lule dhuratë për gratë, nënat dhe motrat shqiptare të cilat profesionistë e C21 Albania i takuan përgjatë asaj dite në qytetin e Tiranës. 

Gjatë marsit, komunikimi i Century 21 Albania u kujdes të përçojë vlerën dhe rëndësinë e Rigjenerimit. Fëmijët, familja dhe përkujdesi ndaj mirëqenies personale, ishin fokusi i motivimit dhe vlerës që iu përçua audiencës së sistemit C21 dhe jo vetëm. 

 

Prilli, ishte një muaj po kaq i rëndësishëm kur kompania zgjodhi të respektojë jo thjesht Ditën e Tokës, por ia dedikoi Kujdesit ndaj Tokës gjithë muajin. 

Ky dedikim nuk erdhi nga hiçi, stafi i Century 21 është i dedikuar në të përditshmen e vet për kujdesin ndaj Tokës: duke u kujdesur për bimësinë përreth zyrave të tyre, duke mos përdorur makinën, por biçikletën ose monopatin, por jo vetëm kaq. Me parimin “Relentless” konsulentët imobiliarë, ndikojnë edhe tek pronat që ata shesin, si dhe mirëmbajtja e pronës së përbashkët, për të mirën e të gjithëve. 

Këshillat se si gjestet individuale ndikojnë shumë për qëllimin e përbashkët, sondazhet ndërgjegjësuese dhe informacione mbi kujdesin ndaj Tokës, u finalizuan me një aksion konkret nga zyra master dhe 3 prej konsulentëve imobiliarë, Arena, Sokoli dhe Erti. Të cilët, u organizuan së bashku për të mbjellë një pemë Blin në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Kjo ishte një nismë shumë domethënese e cila u përqafua dhe nga zyrat e tjera të Century 21 Albania për t’u kthyer në një nismë që do jetë pjese e kulturës dhe kontributit të kompanisë më të madhe imobiliare në vend dhe në rajon. 

 

Edhe në muajt në vazhdim, përqasja e komunikimit të Century 21 Albania, do jetë përkundrejt vlerave, shërbimit komunitar, përgjegjësisë sociale dhe të qenit të dobishëm për klientin përtej transaksioneve dhe shitje-blerjeve. 

 

Na ndiqni për më tepër në vijimësi. 

Jori Vila 

Oz Marketing 

 

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1639474103-j-1.png