Cilën lagje të Tiranës rekomandojnë për investim ekspertët e industrisë imobiliare? Analizë nga Century 21 Smart - Centu...

 

Card image cap

Cilën lagje të Tiranës rekomandojnë për investim ekspertët e industrisë imobiliare? Analizë nga Century 21 Smart

2022-07-08

Zyra Smart është pjesë e Century 21 CPM International si dhe zyra e shpallur më e mira e vitit 2021 për rrjetin Century 21 Albania. Kjo zyrë ka thyer dy rekordet e Century 21 Albania: rekordin i qirasë me vlerën më të madhe dhe atë të shtijes me vlerën më të madhe.

Century 21 Smart përbëhet nga 17 konsulentë imobiliarë, mes të cilëve edhe agjentë me eksperiencë 10 vjeçare në industri.

Duke pasur parasysh nivelin e ekspertizës së kësaj zyre, kërkuam nga ata një analizë rreth një prej zonave më interesante të Kryeqytetit, siç është, zona e Pazarit të Ri.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657288338-xderfe.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Karakteristikat urbanistike të zonës së Pazarit të Ri

 Prej 4 vitesh zyra Smart zgjodhi të operojë pranë zonës së Pazarit të Ri dhe shkak për këtë u bënë investimet që përfitoi kjo zonë duke      sjellë zhvillim dhe përmirësim jo vetëm për Pazarin e ri, por edhe zonat përrreth. Investimet në infrastrukturë, që përfshinë si bizneset    ashtu dhe hapësirat publike patën si qëllim jo vetëm përmirësimin urbanistik të zonës, por edhe zhvillimin kulturor dhe afrimin e turistëve.

Kjo e bëri Pazarin e Ri dhe zonën përreth një nga zonat më të lakmuara dhe më interesante për investime imobiliare. Përmirësimi i hapësirave publike, afërsia me qendrën dhe me një nga zonat më të vjetra të qytetit, ruajtën gjithashtu interesin për kërkesa rezidenciale.

Zyra Smart  ndodhet pikërisht në rrugën Luigj Gurakuqi, rruga që lidh Sheshin Skënderbej me Sheshin Avni Rustemi. Agjentët tanë janë ekspertë të kësaj zone, mundësive dhe zhvillimeve imobiliare që ajo ofron. I asistojmë klientët tanë duke u dhënë konsulencën tonë për të përfituar më të mirën e mundshme që mund të ofrojë kjo zonë.

 

Si është zhvilluar kjo zonë vitet e fundit?

Sipas burimit nga Bashkia e Tiranës, investimet më të rëndësishme në këtë zonë, kanë përfshirë:  Rikonceptimin Markatës së Fruta-Perimeve;  Rikonstruksionin e Markatës së Mish-Peshkut dhe objekteve të tjera ekzistuese; Restaurimin e objekteve të shpallura Monumente KulturePazari i Ri është një organizatë TID (Tourism Improvement District) e cila ka në anëtarësinë e saj më shumë se 100 biznese të zonës. Bizneset sipas bilanceve të tyre flasin për një dyfishim të shitjeve krahasuar me kohën para investimit për rikualifikimin e zonës. Më shumë se 80 përqind e turistëve që vizitojnë Tiranën janë vizitorë edhe të Pazarit të Ri. (Cit.: https://tirana.al/)

Ky zhvillim ka ndikuar sigurisht në rritjen e kërkesës si për blerje, por edhe për qira dhe një interes të lartë kanë treguar investitorët për krijimin e apartamenteve, apo hoteleve me qira ditore etj.

Rritja e interesit ka ardhur edhe nga të huajt si për blerje të një prone pranë zonës historike, ashtu edhe për qira.

 

Tipologjia e klientëve që preferojnë këtë zonë

Me rehabilitimin dhe zhvillimin e zonës se Pazarit Ri tipologjia e klientëve të interesuar ka qenë kryesisht profili i investitorëve. Duke parë edhe interesin e të huajve për zonën, apartamentet me qira ditore kanë marrë një zhvillim të madh dhe si rrjedhojë blerjet e apartamenteve për investime zenë nje peshë te madhe.

 

Tipologjia e klientëve të cilëve ua rekomandojmë këtë zonë

Sigurisht, siç thamë më sipër më së shumti ua referojmë investitorëve, por edhe bizneseve të cilat kanë nevojë për një zonë me lëvizje këmbësorësh të lartë. Gjithashtu, të huajve që kanë nevojë për apartamente pranë qendrës. Si dhe, klientëve të tipologjive të ndryshme demografike, por që kanë nevojë për një zonë me facilitete dhe aksese të ndryshme dhe të shumëllojshme. Siç janë: qendra e qytetit, afërsia me Dajtin, hapësira publike dhe parqe rekreacioni, zonat e trashëgimisë (kulturore)historike dhe qendrat (historike)kulturore të qytetit, qendra tregtare, etj. Të gjitha të arritshme me lëvizje këmbësore në një largësi jo më shumë se sa 500m distancë.

Zhvillimi i pronave rezidenciale rreth kësaj zone

Kryesisht kjo zonë është zhvilluar me ndërtesa të vogla, ndryshe nga zonat e tjera në forma kompleksesh banimi. Kjo ka sjellë një dendësi të vogël, rrjedhimisht shoqëruar me një qetësi në menyrën e të jetuarit në këtë zonë bashkë me gjithë facilitet që ofron.

 

Vlerat për m2 që variojnë në këtë zonë për secilën tipologji prone

Rezidencialet – 1700 euro / m2 ndërtimet pas viteve 1990

Komerciale – 5000 euro m2 përrreth zonës së Pazarit të ri.