Entuziazmi është ngjitës - Century 21 Albania

 

Card image cap

Entuziazmi është ngjitës

2021-11-27

Duke ju uruar një javë të mbarë po ju njoh me një tjetër cilësi të personave të suksesshëm: Entuziazmi.

Nuk kam njohur ndonjëherë ndonjë profesionist shitjeje që nuk është entuziast dhe i lumtur për punën që bën.

Puna me pasuritë e paluajtshme shpesh kërkon orë të gjata - zgjim herët në mëngjes, mbrëmje të vona dhe situata stresuese gjatë gjithë kohës. 

Si agjent imobiliar, ju do të merrni shumë energji nga kafja e mëngjesit. 

Por më besoni, do të vijë një kohë kur kafeina do të mbarojë dhe do t'ju duhet diçka tjetër për t'ju motivuar. Kjo diçka tjetër quhet "entuziazëm i pastër", pasion dhe krenari për punën që bën.

Për të qenë i suksesshëm në pasuritë e paluajtshme, duhet të jeni entuziast për këtë industri. 

Ky entuziazëm do t'ju fuqizojë që të punoni me orë më të gjata dhe të përballeni me personalitete të vështira të klientëve.

 

Rekomandime:

-Vlerëso veten

-Vlerëso profesionin

-Vlerëso si duhet pronat

-Vlerëso klientët

-Vlerëso kolegët

-Vlerëso kohën tënde, ajo është para!