Gratë e suksesshme në Real Estate po dominojnë industrinë. - Century 21 Albania

 

Card image cap

Gratë e suksesshme në Real Estate po dominojnë industrinë.

2022-04-05

Kur bëhet fjalë për industrinë imobiliare, burrat mund të kenë dominuar historikisht industrinë, por e ardhmja është e femrave. Gratë kanë qenë pjesë e industrisë së pasurive të paluajtshme që nga fillimi, shpesh duke punuar më shumë në role administrative, por duke filluar nga fillimi i viteve 1900, gjithnjë e më shumë zonja filluan të bëheshin broker dhe agjente. Sot, gratë e suksesshme në Real Estate përfaqësojnë shumicën e industrisë dhe shumë prej tyre po avancojnë në pozicione drejtuese.

 

Trendet e Grave në Real Estate

Industria Imobiliare u ofron grave mundësinë për përfitim ekonomik dhe avancim në karrierë. Tendencat aktuale tregojnë ndikimin që gratë kanë në industri dhe zbulojnë gjithashtu se ku ka vend për t'u përmirësuar. 

Nëse po mendoni të bëheni konsulente imobiliare apo edhe të filloni biznesin tuaj, mësoni më shumë rreth tendencave aktuale në Real Estate.

 

Gratë konsulente dominojnë industrinë

Sot, gratë përfaqësojnë shumicën e industrisë në Shtetet e Bashkuara, duke përbërë 67%. Kur krahasohet me dominimin nga meshkujt gjatë shekullit të 20-të, kjo rritje është një fitore e madhe për zhvillimin e tyre. 

 

Rritja e numrit të grave beqare që kanë shtëpi në pronësi

Pronësia e shtëpisë për gratë beqare është në rritje. Një studim zbuloi se gratë beqare përfaqësojnë më shumë se dyfishin e numrit të shtëpive të zotëruara në krahasim me burrat beqarë në të gjithë qytetet e mëdha të SHBA-së. 

 

Gratë po avancojnë karrierën e tyre

Pavarësisht se femrat përbëjnë shumicën e industrisë imobiliare në tërësi, kjo nuk vlen gjithmonë në nivelin e lidershipit. Megjithatë ekziston një rritje prej 4% e grave që aspirojnë të arrijnë poste ekzekutive gjatë këtyre  pesë viteve të fundit.

Një Grua në biznesin e pasurive të paluajtshme qëndron për Shpirtin e skuadrës, qëndron për Komunitetin, qëndron për Klientin të Parin. Mos ëndërro për Suksesin. Puno për të! Së Bashku!

Ju ftojmë të ndiqni videon e realizuar në kuadër të lidershipit të gruas në linkun e mëposhtëm:

https://fb.watch/cbH6czhkVR/