Mos u trembni nga këto probleme të zakonshme të shtëpive - Century 21 Albania

 

Card image cap

Mos u trembni nga këto probleme të zakonshme të shtëpive

2022-04-29

Kur po kërkoni për blerë një shtëpi, është e vështirë të shikosh përtej problemeve që ajo mund të ketë. Megjithatë, ka disa difekte të vogla dhe rregullime estetike që nuk duhet t'ju pengojnë kurrë të blini një shtëpi. Nëse e pëlqeni lagjen, stilin dhe hapësirën e shtëpisë, mos lejoni që këto probleme të vogla t'ju pengojnë.

  1. Korniza të dëmtuara të dritareve. Nëse kornizat e dritareve kanë çarje të vogla, thjesht përdorni manikyr për të mbyllur këto çarje.

  2. Vrima në mur. Vrimat deri në madhësinë e pëllëmbës suaj mund të rregullohen lehtësisht (dhe me çmim të ulët!). 

  3. Ngjyra jo të këndshme të mureve. Sado e shëmtuar të jetë ngjyra e mureve të një shtëpie, mos harroni se është një nga riparimet më të thjeshta. Një person mund të rilyejë një dhomë të tërë brenda një dite.

  4. Pajisjet elektroshtëpiake të vjetruara. Zëvendësimi i pajisjeve të vjetra me të reja është një proces i lehtë (edhe pse pak i shtrenjtë). Mos lejoni që këto pajisje t’ju humbasin një mundësi për të blerë një shtëpi të mirë, veçanërisht nëse është me një çmim të arsyeshëm.

  5. Një oborr jo mbresëlënës (për shtëpitë private). Kur oborri është i thjeshtë ose i shkatërruar, ju mund të tregoheni krijues duke mbjellë bar, bimë të reja dhe ta regulloni sipas preferencave tuaja. 

Është normale të ndihesh nervoz për blerjen e një shtëpie që ka nevojë për punë. Por kur riparimet mund të jenë të shpejta, jo të kushtueshme nuk duhet ta lini atë t'ju stepë nga shtëpia juaj e ëndrrave.