#25 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#25 Monday Motivation #121%

2021-10-25

Duke ju uruar një të hënë të mbarë ju rikujtoj se këtë javë do të shohim një tjetër cilësi të personave të suksesshëm: Networking!

Pasuritë e paluajtshme janë një biznes që  ka të bëjë mbi të gjitha me sa njerëz njihni dhe sa ju njohin njerëzit ju!

Pa krijuar lidhjet dhe vendosur kontaktet e duhura nuk do të jeni kurrë një profesionist i suksesshëm i pasurive të paluajtshme.

Aftësia për të krijuar rrjet njohjesh dhe një sferë influence të zgjeruar nuk është një aftësi fakultative - përkundrazi është një nga aftësitë bazë për të zhvilluar dhe rritur biznesin tuaj. 

Konsulentët imobiliarë më të suksesshëm në networking janë shpesh dëgjues më të mirë dhe janë më të përqendruar në ndërtimin e bisedave cilësore me klientët e tyre.

 

Nëse keni nevojë të përmirësoni aftësitë tuaja në networking në blogun tonë do t’ju ofrojmë disa këshilla që duhet të keni parasysh:

 

1.Shkoni të parët dhe largohuni të fundit në eventet apo takimet që merni pjesë.

2.Tregohuni i këndshëm dhe i sjellshëm.

3. Flisni me pasion për punën dhe mundësitë që ofron real estate.

4.Bëni follow-up të kontakteve dhe informacioneve që do merni.

 

Mos harroni qëllimi i komunikimit të një konsulenti imobiliar nuk është vetëm të krijojë një kontakt por edhe ta ndjekë atë.