Shmangni këto gabime të zakonshme të blerësve që e kanë për herë të parë - Century 21 Albania

 

Card image cap

Shmangni këto gabime të zakonshme të blerësve që e kanë për herë të parë

2021-05-29

Blerja e një shtëpie për herë të parë mund të jetë e komplikuar. Nuk e keni bërë asnjëherë më parë, prandaj është mëse normale që të ndiheni pak të mbingarkuar. Fatmirësisht, ne kemi renditur disa gabime të zakonshme  që bejnë blerësit që e kanë për herë të parë. Mësoni prej tyre, dhe do keni një proçes më të qetë të blerjes së shtëpisë.

  •  

  • Harrimi i  shpenzimeve: Me shumë mundësi, kredia e shtëpisë nuk do të jetë i vetmi shpenzim në lidhje me blerjen e shtëpisë. Shpenzime më të vogla si siguracioni i pronës, taksat, faturat e ujit dhe dritave, si dhe tarifa të tjera mund të grumbullohen. Përpara blerjes së një shtëpie, ju duhet të siguroheni që keni mundësi të paguani për të gjitha këto shpenzime shtesë.

  • Kërkimi i shtëpisë përpara marrjes së kredisë: Pasi të keni gjetur një shtëpi dhe keni vendosur ta blini, nuk do donit të merrnit kohë duke menduar nëse mund ta përballoni ekonimikisht. Duke ditur buxhetin tuaj, dhefaktin që jeni blerës të kualifikuar përpara se të filloni me kërkimin mund ta bëjë proçesin me të thjeshtë dhe më efikas. Pasi të keni vendosur që është koha për të blerë një shtëpi, merni një kredi të miratuar paraprakisht.

  • Mospunësimi i profesionistëve: Lëvizja nuk është aq e thjeshtë sa paketimi i gjërave tuaja dhe marrja me qira e një furgoni. Duhet një fshat i tërë për të lëvizur në një lagje të re. Skuadra juaj mund të jetë aq e mirë sa hallka më e dobët, prandaj do duhet të siguroheni që keni vetëm lojtarët më të mirë. Përgatisni skuadrën tuaj për blerjen e shtëpisë përpara fillimit të kërkimit.

  • Të qënit Shumë Nazeqar: Nuk ka asgjë të keqe të paturit një ide se çfarë dëshironi kur bëhet fjalë për blerjen e një shtëpie. Por nëse lista e gjërave që “duhet të ketë patjetër” është shumë e gjatë dhe specifike, mund të përfundoni duke kërkuar shtëpinë tuaj perfekte për një kohë shumë të gjatë. Gjithashtu, kujtoni që mund të bëni ndryshime pasi të futeni në shtëpinë e re. Do ishte e mençur nëse do merrnit kohën për të kuptuar për çfarë keni nevojë më shumë sesa çfarë keni deshirë.

  • Mungesa e vizionit: Disa nga shtëpitë që do jeni duke parë mund të mos duken gati për t’u banuar, por shumë shtëpi kanë potencial të fshehur. Kur të jeni duke parë për shtëpi, mundohuni të shikoni përtej qilimave dhe llambave të vjetra. Imagjinoni se si do duket shtëpia pasi ju të lëvizni aty me të gjitha gjërat tuaja personale, ose mundohuni të përfytyroni strukturën e shtëpisë pa gjërat që janë brenda. Kjo do të jetë një aftësi e rëndësishme, veçanërisht nëse doni të blini një shtëpi që ka nevojë për riparim, si shtëpinë tuaj të parë.

  • Mos marrja parasysh e të ardhmes: Nëse planifikoni të jetoni në këtë shtëpi për një kohë të gjatë, do duhet që ta mendoni më përpara. Mund të vendosni të keni fëmijë pas pak vitesh, dhe pastaj do t'ju duhet të shqetësoheni për një listë tjetër pyetjesh. A do të ketë mjaftueshëm dhoma gjumi? A është shtëpia pranë një shkolle të mirë? Këto mund të jenë gjëra për t’u menduar kur të jeni duke blerë shtëpinë tuaj.

Pra, nëse tani po filloni të mendoni për të blerë shtëpinë tuaj të parë, apo keni kaluar ca kohë duke kërkuar, mund të ketë shumë për të mësuar nga kjo listë gabimesh.

 

Source/Burimi: https://www.century21.com/real-estate-blog/avoid-these-common-first-time-home-buyer-mistakes/