Si të dekoroni oborrin tuaj për aktivitete argëtuese gjatë verës - Century 21 Albania

 

Card image cap

Si të dekoroni oborrin tuaj për aktivitete argëtuese gjatë verës

2021-05-29

Edhe pse ndoshta nuk keni një oborr me shtrirje shumë të madhe, nuk do të thotë që nuk mund të shijoni aktivitete argëtuese në natyrë. Bëni më të mirën me oborrin tuaj të vogël dhe kthejeni atë në një mini-parajsë. Këtu keni këshillat tona se si të dekoroni hapësira të vogla për argëtim në natyrë. 

Organizoni mobiliet në mënyrën e duhur: Mënyra më e mirë për të maksimizuar hapësirën është organizimi i mobilieve rreth e përqark perimetrit të verandës ose oborrit. Mendohuni dy herë përpara se të vendosni një tavolinë në qendër dhe në vend të kësaj, lërini të ftuarve hapësirë për të qëndruar dhe lëvizur. 

Shtoni vende ekstra për t’u ulur me jastëkë të mëdhenj ose pupa: Siguroni disa vende ekstra që të ftuarit të ulen pa zënë shumë hapësirë, duke shtruar disa jastëkë të mëdhenj në dysheme. Ata shtojnë nje element rehatie shtesë, plus që janë të thjeshtë për t’u vendosur apo zhvendosur.

Përdorini ngjyrat me mençuri: Ngjyrat mund të bëjnë gjithë ndryshimin kur ju dekoroni, veçanërisht në vendet me pak hapësirë. Bëjeni ambientin të duket i freskët dhe i ajrosur duke qëndruar tek ngjyrat e bardha dhe gri. Ose shtoni pak dëfrim duke përdorur objekte me ngjyra të theksuara dhe motive tërheqëse.

Jini të qëllimshëm kur përzgjidhni mobiliet: Kurseni hapësirë duke investuar në mobilie dy-në-një, si tavolina që bashkohen në një, kolltuqet me hapësirë për të ruajtur gjëra brenda tyre, si dhe tavolina dhe karrige që palosen.

Përdorini bimët: Ambienti jashtë mund të jetë goxha i gjelbër tashmë, por përdoreni në mënyrë të qëllimshme edhe në ambientin e argëtimit. Bimët janë një mënyrë e thjeshtë për të gjallëruar atmosferën dhe për ta bërë hapësirën tuaj modestë të ndihet si një ambient çlodhës ekzotik. 

● Varni drita: Një varg dritash dekorative mund ta çelë një hapësirë të vogël menjëherë. Plus, shkëlqimi i tyre i ngrohtë u jep sendeve dhe dekorit një ndjesi rehatie më të madhe.


Bëhuni gati për një verë plot me aktivitete argëtuese në natyrë!

 

Source/Burimi: https://www.century21.com/real-estate-blog/how-to-decorate-for-outdoor-entertaining/