Si u mbyll 2021 në Industrinë Imobiliare dhe cilat janë pritshmëritë për 2022? - Century 21 Albania

 

Card image cap

Si u mbyll 2021 në Industrinë Imobiliare dhe cilat janë pritshmëritë për 2022?

2021-12-21

 

Alberto Mandreca,  punon në zyrën C21 Atrium prej tre vitesh dhe është një nga më të mirët e rrjetit duke dalluar për shërbimin korrekt dhe konsulencën profesionale ndaj klientëve. 

Arena Vojka nga C21 Adore, punon gjithashtu prej 3 vitesh si konsulente imobiliare. Pozitiviteti, natyraliteti dhe prirja drejt prakticitetit e karakterizojnë si një agjente imobiliare të suksesshme. 

Elfrida Sopaj, është një nga prurjet më të reja pranë Century 21 Enternal. Vetëm prej disa muajsh pjesë e sistemit, ka arritur të ketë rezultate falë energjisë dhe dëshirës për të mësuar. Do na japë një këndvështrim edhe më të painfluencuar për 2021-2022. 

Eglon Leti, një nga agjentët më me eksperiencë pranë C21, është pjesë e zyrës C21 Cpm prej 6 vitesh dhe do ndajë me ne opinionet bazuar në ekspertizën e tij jo lehtësisht të gabueshme. 

Erion Deliallisi është gjithashtu një agjent senior, pozicionuar pranë C21 Expert si një nga profesionistët më me eksperiencë të kësaj zyre.

 

Çfarë keni vënë re të ndryshojë në tregun imobiliar në Shqipëri, Tiranë apo zonën tuaj të veprimit, gjatë vitit të fundit ?

Erion Deliallisi: Duke marrë shkas nga eksperienca katër vjeçare në këtë treg, mund të them që çdo vit vihet re një përmirësim i tregut dhe i ndërgjegjësimit të klientëve blerës dhe shitës për rolin e agjentit imobiliar. Viti i fundit ka qenë një vit i cili edhe pse post-pandemik, nuk e ka lëkundur këtë treg dhe besueshmerinë e klientëve për të marrë shërbimet tona. Pra, për t’a përmbledhur mund të them që kemi një ndryshim të dukshem të përqasjes së klientëve ndaj nesh.

 

Cilat shikoni të jenë tendencat e tregut të shit-blerjes përgjatë 6-mujorit të dytë të 2021?

Arena Vojka: Periudha e dytë e vitit njihet për shitjet e pronave në vlera të  mëdha, qoftë për investim ashtu edhe për banim. Sezoni i verës  është orientuar drejt kërkesave për blerje në zona bregdetare, gjë e cila ka rritur ndjeshëm shit-blerjen në grafikun e industrisë imobiliare. Post periudha e sezonit veror është përqëndruar sërish në qytetet e mëdha si Tirana apo dhe Durrësi.

 

Cilat jane zonat më të kërkuara të momentit?

Alberto Mandreca: Zonat më të kërkura në Tiranë, janë zonat qendrore. Përmendim Myslym Shyrin, Rrugën e Kavajës, Zonën Brenda Unazës së Vogël etj. Kohët e fundit, një rritje kërkesash ka pasur dhe pjesa perëndimore e Tiranës, si Yzberishti, Astir etj. Kjo për faktin e çmimeve ekonomike që karakterizojnë zona të tilla.

 

Çfarë ka ndikuar në rritjen e kërkesave në këto zona?

Elfrida Sopaj: Në rritjen e kërkesës në këto zona ka ndikuar, shumëllojshmëria e faciliteteve të ofruara, cilësia e ndërtimeve dhe më kryesorja dëshira e madhe për të jetuar në zonat elitare.

 

Në varësi të përvojës suaj, çfarë u këshilloni klientëve/audiencës shqiptare në këtë kohë ndryshimesh dinamike?

Eglon Leti: Me rritjen e kërkesës së vazhdueshme dhe trendin e rritjes së çmimeve, mundësia më e mirë është të investohet në pasuri të paluajtshme. Tani është një periudhë shumë e mirë për të investuar pasi kërkesa për qira është shumë e lartë. Norma e kthimit të investimit është më pak se 20 vite si dhe vlera e pronës çdo vit rritet ndjeshëm. Rreth tre herë më tepër se norma e inflacionit.

 

Nëse keni pyetje, na kontaktoni: www.c21.al