Tendencat më të fundit të investimeve në pasuri të paluajtshme - Century 21 Albania

 

Card image cap

Tendencat më të fundit të investimeve në pasuri të paluajtshme

2022-11-30

Nga Ira Aga / Drejtuese Century 21 Cooperate

Në periudhën e dy vjeçarit të fundit tendenca për të investuar në pasuri të paluajtshme është rritur ndjeshëm. Me ndërtimet e reja, zhvillimet në zonat pranë bregdetit apo dhe ato në zonat në proces zhvillimi, investimet janë përqëndruar tek apartamentet për Airbnb, komplekset turistike dhe trojet për ndërtim.

Trendi i apartamenteve për Airbnb është duke u zhvilluar me hapa galopant. Në këto investime përfshihen si investitorët shqiptarë, po ashtu edhe investitorët e huaj. Lehtësia që ka ky investim është se blerja e një apartamenti nuk është e domosdoshme për të zhvilluar këtë lloj biznesi. Alternativa përkundrejt blerjes janë dhe marrja me qira e apartamenteve të ndryshme për të zhvilluar një rrjet apartamentesh Airbnb. Kjo formë biznesi po funksionon më së miri dhe për apartamente në zonat e bregdetit si: Durrësi, Vlora dhe Saranda.

Mundësinë e zhvillimit të një biznesi me lëshimin e apartamenteve për Airbnb e ofrojnë sigurisht edhe komplekset turistike, me të vetmin ndryshim, që për ta realizuar si fillim duhet të bësh investimin paraprak të blerjes, qoftë kjo të apartamentit apo vilës.

Komplekset turistike, njësoj si qiradhënia në Airbnb, po bëhen një nga format më të kërkuara të investimit në këto vite të fundit. Të gjithë ata klientë që kanë blerë pronë në këto komplekse janë fokusuar në kthimin e investimit nga këto prona, duke marrë parasysh edhe se si kërkesa për të kaluar pushimet në këto komplekse sa vjen e është më shumë në rritje.

Zonat më të preferuara sa i përket trojeve për investim, momentalisht janë:

Tirana: Ka kërkesa të shumta për troje ndërtimi në zonat kryesore të kryeqytetit për objekte banimi, apo dhe kërkesa të shumta për troje ndërtimi për ndërtimin e kapanoneve ose komplekset e vilave.

Durrësi/Vlora/Saranda: Kërkesat kryesore në këto zona janë ato për truall me qëllim hotelerinë.

Elbasan/Fier: Në këto zona kërkesat janë për truall me qëllim ndërtimin e paneleve diellore.

Qytete të tjera kryesore: Kërkesa për ndërtim bujtinash si dhe zhvillim agroturizmi.

Kthimi i investimit

Kur flasim për kthimin e investimit, kryesisht për të gjitha pronat, qofshin apartamente apo troje, afati që i referohemi si etalon është 20 vite.

Pronat që investohen për Airbnb kryesisht janë apartamente 1+1 të cilin çmimin e investimit e kanë midis €45,000-60,000. Për t’i kthyer në nivele bashkëkohore përsa i përket arredimit të tyre dhe kthimit në nivel biznesi kërkohet dhe një investim i dytë prej €10,000-15,000. Çmimet e qirave ditore i tejkalojnë vlerat e investimit për një periudhë gati 10-15 vjeçare.

Edhe për komplekset turistike, ku investimet janë në apartamente ose vila me qëllim përfitimi, investimi ka një marzh kohe kthim investimi nga 15 deri në 20 vite.

Të gjitha këto forma investimi kanë sigurisht nevojë për informacion të sigurt nga profesionistë të fushës në mënyrë që hapat që ndërmerren të jenë të sigurtë dhe të duhur. Të udhëhiqesh nga një ekspert imobiliar i cili është i përkushtuar t’i japë klientit të tij një përvojë të jashtëzakonshme përgjatë të gjithë procesit, ashtu siç janë edhe ekspertët e Century 21 Cooperate , është hapi i duhur për të nisur investimin në këtë industri në një mënyrë të suksesshme.