Zyra Century 21 Eon në Durrës renditet e dyta në rang kombëtar për performancën më të mirë - Century 21 Albania

 

Card image cap

Zyra Century 21 Eon në Durrës renditet e dyta në rang kombëtar për performancën më të mirë

2022-01-21

Zyra imobiliare Century 21 Eon, me seli në Durrës, është renditur në vend të dytë në rang kombëtar për performancën më të mirë mes simotrave të saj nga qytetet e Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që një degë jashtë kryeqytetit renditet në këtë pozicion në kompaninë Century 21 Albania.

Për brokerin e zyrës Century 21 Eon, Arian Gjuzi pozicionimi në vend të dytë është një arritje mjaft e rëndësishme profesionale dhe shpërblim i punës së të gjithë stafit.

“Të arrish të marrësh çmimin e vendit të dytë në kompaninë Century21Albania është një sukses realisht shumë i madh për zyrën tonë! Dy vitet e para të performancës tonë, ne arritëm të renditemi në vend të tretë dhe thyerja e këtij rekordi është një vlerë e madhe për një zyrë nga qyteti i Durrësit! E gjitha kjo është arritur falë punës së palodhur të ekipit Century21Eon falë një korrektësie maksimale ndaj klientëve tanë, falë një dashurie të madhe që ne si ekip kemi për këtë profesion”,- thotë Arian Gjuzi për “DurrësLajm”.

Kompania Century 21 operon që prej vitit 2008 në vendin tonë dhe ka 32 zyra imobiliare në 5 qytete të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Sarandë.

Referuar:

https://durreslajm.al/zyra-century-21-eon-ne-durres-renditet-e-dyta-ne-rang-kombetar-per-performancen-me-te-mire-foto/?fbclid=IwAR2TALmLK3ZiS6uU-KBTC9ukvrF8eSff4W02z029xqsk9YZEVEpLSouhoiw