#18 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#18 Monday Motivation #121%

2021-10-15

Duke ju uruar një të hënë të mbarë ju rikujtoj se këtë javë do të shohim një tjetër cilësi të personave të suksesshëm: Aftësia për të negociuar!

Në pozicionin e konsulentit imobiliar, të ardhurat tuaja do të përcaktohen nga aftësia juaj për të mbyllur çdo negociatë. 

E në fakt, për të zotëruar me sukses artin e negocimit në pasuritë e paluajtshme, do të duhet të zgjidhni strategjitë më krijuese dhe më të fuqishme të negociatave. 

Gjenerimi i klientëve nëpërmjet mënyrave të ndryshme të prospektimit është vetëm hapi i parë në procesin shitjes të pasurive të paluajtshme. Një hap tjetër po aq i rëndësishëm në këtë proces është negocimi me palët e përfshira në të.

Negocimi është ndoshta procesi më i rëndësishëm i punës në pasuritë e paluajtshme sepse do t'ju duhet të negocioni çdo ditë mbi të paktën tre gjëra:

-Çmimi i listimit

-Çmimi i shitjes

-Kushtet e shitjes

Pas disa vitesh eksperiencë në pasuritë e paluajtshme, ndoshta do të jeni në gjendje të jepni edhe mësim mbi aftësitë negociuese. 

Por rruga deri atëherë do të jetë e gjatë ndaj duhet që duke mësuar nga teknikat dhe strategjitë e suksesshme të negocimit të përdorura nga profesionistët në real estate të marim më të mirën dhe të japim maksimumin duke negociuar çdo ditë alternativat më të mira për veten dhe klientët tanë.