Përgatitja është çelësi i performancës në shitje - Century 21 Albania

 

Card image cap

Përgatitja është çelësi i performancës në shitje

2021-11-15

Njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk u lënë gjërat në dorë rastësisë.

Imagjinoni sikur në një proces transaksioni situata t’ju dilte nga duart!

Në punën tuaj si konsulent imobiliar përgatitja është e rëndësishme.

Para se të shkoni në një takim, merni informacione rreth klientit, para se të shkoni në një proces inspektimi prone merni informacione rreth çmimeve, kategorisë së pronave dhe faciliteteve që ofron zona.

Njerëzit e suksesshëm janë më të shqetësuar për rezultatet e këndshme sesa për metodat e këndshme. 

Rezultati është motivi juaj më i mirë për çdo ditë të pune.

Ndaj shkoni të përgatitur pas rezultatit! 

 

Rekomandime:

-Zgjohuni herët në mëngjes.

-Shkoni në punë 30 minuta para orarit.

-Shkoni në takime të paktën 10 minuta përpara klientëve.

-Bëni studim të kategorive të pronave në zonë.

-Bëni studim të tendencave të kërkesave në zonë.

-Bëni studim të faciliteteve në zonë.

-Bëni studim të teknikave të fundit të marketimit.

-Organizoni procesin e follow-up.

-Bëni plane me shkrim dhe organizoni punën të paktën një ditë para.

-Përdorni sa më tepër calendar dhe reminder.

-Përgatitja dhe korrektesa ecin paralelisht me rezultatet në punë.