Tirana, qyteti i destinuar të bëhet vendi i radhës më kreativ dhe i lirë në Europë! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Tirana, qyteti i destinuar të bëhet vendi i radhës më kreativ dhe i lirë në Europë!

2019-09-16

Përgjatë pesë viteve të fundit Shqipëria është zbuluar prej shumë udhëtarëve të huaj si një vend i rrallë ose një cep i Europës i ngelur gjerësisht i pazbuluar (një cep me rreth 430 kilometra vijë bregdetare). Vendi i vogël Ballkanik ka dalje si në detin Adriatik ashtu dhe në detin Jon duke u pozicionuar në lindje të Italisë dhe ndodhet rreth 45 minuta larg ishullit grek Korfuzit me anije. Së fundmi në të janë ndërtuar edhe resortet luksoze bregdetare në qytete si Saranda apo Vlora, qytete tejet të rehatshme ashtu si Tirana – kryeqyteti i Shqipërisë me më tepër se gjysmë milioni banorë, i cili është bërë më kosmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri të shumta që plotësojnë tablonë surrealsite që shkrihet me të shkuarën e qytetit. Një shembull i mirë i kësaj është sheshi Skënderbej, së fundmi i rinovuar me shatërvanë të rinj dhe granit rozë të shtruar, në të cilin ndodhen xhamia “Et’hem Bej” e shekullit të tetëmbëdhjetë, kisha Ortodokse Shqipëtare e hapur në vitin 2012 dhe një tërësi ndërtesash qeveritare të ndërtuara në periudhën e pushtimit fashist italian të Musolinit si dhe ndërtesa monolitike e Muzeut Historik Kombëtar.

Në kohët e lashta Shqipëria ishte e banuar nga fiset Ilire dhe Greke, ndërsa më pas ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane përgjatë katër shekujsh. Pas vitit 1912, Shqipëria u kthye në një monarki fashiste dhe vetëm në mbyllje të Luftës së Dytë Botërore, një regjim komunist u vendos në vend nga diktatori Enver Hoxha. Në vitin 1991, një vit pas të gjitha vendeve të tjera të Bllokut Lindor Komunist, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike nën influenca tashmë të reja kulturore. Tirana ndoshta nuk ka një zhvillim të hedhur avantgarde, por karakterizohet nga zhvillime të reja, moderne ikonoklastike – Piramida, një monument qendror i dedikuar Enver Hoxhës, është tashmë një vend i përdorud gjerë nga patinatorët – ndërkohë një joie de vivre ka prekur shumë të emigrantë tashmë të rikthyer. “Ka shumë potencial,” shprehet Flori Uka, një prodhues lokal vere, i cili u shkollua për këtë në Italinë verilindore dhe tashmë specializohet në bërjen e verërave të vjetra të bëra nga rrushiorganik i llojit Kallmet që rritet fare pranë qytetit. “Ne ishim të izoluar për shumë kohë, por sot është e mundur për individë kreativë të bëjnë atë që duan më shumë, Vendi është bërë shumë i hapur ndaj të përqafuarit të të resë.”

 

Qëndrimi

Hotel Plaza Tiranë, Credits Federico Ciamei

Shkallët tek Hotel Plaza, Tiranë, Credits Federico Ciamei

The Plaza Tirana

E hapur në vitin 2016, ky hotel luksoz ndodhet në një kullë prej 24 katesh me një fasadë gjeometrike me taracë dhe fasadë xhami zigzage. E ndodhur në lindje të Sheshit Skënderbej, ndërtesa ndan një horizont me Kullën e famshme të Sahatit e ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga poeti Et’hem Bej Mollaj dhe që prej përfundimit të saj në 2016 është bërë një pikë turistike në vetvete. Brenda hotelit, 190 dhoma kanë parket prej lisi dhe mure gri të cilat kombinohen më së miri. Vizitorët mund të relaksohen në qendrën relaksuese spa, që ka dhoma me kripë Himalajane, të cilat mendohen se përmirësojnë frymëmarrjen, ose të drekojnë në një nga tri restorantet – Panevino shërben pasta të mrekullueshme. www.plazatirana.com

The Rooms Hotel & Residence

Ky hotel që funksionon pjesërisht me panele diellore është pak hapa larg Ish-Bllokut, një zonë më parë rezidenciale ku nuk mund të kalonte askush përveç elitarëve të regjimit Hoxha, por që sot mban një numër të lartë kafenesh dhe restorantesh moderne. (Për te mos humbur janë koktejlet e Colonial Cafe, baristi i të cilës u zhvendos në Shqipëri pas tri vitesh në Brooklyn.) Njëzetëetre dhomat e hotelit janë inspiruar nga minimalizmi milanez, me mure të bardhë dhe lino, perde te lehta bezhë dhe makineri kafesh Nespresso. Ky hotel është afër Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës, që ka rreth 7 km hapësirë për ecje dhe vrap. www.therooms-hotel.com

 

Restrorantet

Mullixhiu

Tri vite e gjysmë më parë, pas përvojës tek Le Gavroche në Londër dhe Noma në Kopenhagen, Bledar Kola u rikthye në vendlindje dhe së bashku me dy miq hapi Mullixhiun buzë Liqenit Artificial të Tiranës. Ky restorant i bën jehonë pjatave tradicionaleve shqiptare dhe restoranti përdor realisht mullinj sipas traditës duke eksploruar kombinime të reja shijesh si molasat me kungull dhe shegë. Në varësi të stinës, pjatat e tjera përfshijnë jufkat (një lloj paste shqiptare) me kërpudha, shkurtë shërbyer në argjilë si dhe sallatë me artiçokë Jeruzalemi me mollë turshi dhe gjuhë dhie. www.mullixhiu.al

Hyrja tek Oda, Credits Federico Ciamei

Oda

Për një byrek të shpejtë (petë të mbushura me djathë), drejtohuni për nga Sheshi Avni Rustemi ku ndodhet tregu kryesor ushqimor i qytetit. Më pas nëse doni të drekoni, ndaloni tek Oda, një restorant familjar në një ndërtesë të periudhës Osmane që ishte dikur shtëpi private. Janë dy oda (sallone), të dekoruara në detaj me tapetë të thurrur me dorë të varur në mure, ndërsa një dhomë përmban një sofrë, tavolinë e ulët, e cila është ideale për festa të mëdha ku mund të ulesh me miqtë për të ndarë pjata tradicionale shqiptare si speca të mbushur me gjizë, kukurrec shoqëruar me raki. 011-355-4-224-9541

 

Dyqanet

Pamje e xhamisë së Namazgjasë nga Toptani Shopping Center, Credits Federico Ciamei

Byrek me spinaq, perime të freskëta dhe fërgesë shtëpie - tek restoranti i Uka Farm, Credit Federico Ciamei

Nji Mar, Nji Mrapsht

Duke qenë se markat e huaja të cilat nuk ishin të pranishme në Shqipëri gjatë komunizimit janë ende tërheqëse për vendasit, pak vende tregtojnë sot produkte lokal, artizanale si poçeri me argjilë apo copa dekoruese të thurrura me dorë. Ky dyqan dy katësh bën përjashtim dhe është pjesë e këtyre pak vendeve tradicionale. Ka shumë për të zgjedhur, por aty mund të gjesh bizhu të punuara me dorë, sapune dhe kremëra të bëra me bimë mjekësore shqiptare dhe me vaj ulliri si dhe armë të vjetra shqiptare të ripërdorura si zbukurim. Islam Alla Street, Building 3

 

Uka Farm

Një entimolog i arrirë dhe ministri i mëparshëm i Agrikulturës, Rexhep Uka, e ngriti këtë fermë në rrethinat e Tiranës si një vend ku të zhvillonte produkte agrikulture në 1996, një kohën e trazirave politike në vend. Në 2005, mbolli aty vreshtë rrushi unikë për rajonin dhe fillojë të prodhojë një sërë verërash të bëra me rrush organik. Në shtojcë të rrushit të kuq Kallmet, që ka shije më prej toke të pinot noir, ai prodhon verë me rrush të bardhë ceruja dhe e shërben me mish të pjekur qingji të bërë vetë. Djali i Ukës, Flori i shoqëron vizitorët tek vreshtat dhe në qilarët me verë për një përvojë të veçantë. Rezervimi është i nevojshëm.

"Just Hanging Around #2" nga artistja kosovare Flaka Haliti në ekspozitë dhjetor 2018 në Galerinë Kombëtare të Arteve, Credits Federico Ciamei

Brendia e Galerisë Kombëtare të Arteve, Credits Federico Ciamei

Galeria Kombëtare e Arteve

Përpos ekspozitave kontemporanve, këtë verë Galeria mikpriti punën e Kolë Idromenos në retrospektivë, piktura e të cilit “Motra Tone” 1883, njihet si “Mona Lisa” shqiptare. Galeria Kombëtare e Arteve ndodhet në një ndërtesë e stilit Modern të viteve ’60, para së cilës ndodhen disa pemë palme dhe ka një koleksion të gjerë të veprave të Realizmit Socialist ku shfaqen habitshëm minatorë dhe punëtorë fabrike. Për më tepër përvojë kulturore drejtohuni tek Bunk’Art, një ndërtesë e nëndheshme në formë labirinti endërtuar si bunker bërthamor i Enver Hoxhës me një sallë asambleje me akustikë të mirë dhe që përdoret sot si vend për koncerte klasike dhe xhazi. www.galeriakombetare.gov.al

Amfiteatri i Durrësit

Së bashku me relikat e periudhës Komuniste, Shqipëria ka edhe shumë rrënoja të lashta, që nga parku arkeologjik i Butrintit deri tek kolonia greke e Apollonisë. Qyteti port i Durrësit, i themeluar 2,600 vite më parë nga Korintët ka avantazh afërsinë me Tiranën dhe shpesh tiranasit kalojnë aty për të qenë buzëdetit. Provoni restorantin Fresh Fish për ushqim të mirë deti, por jo më parë se të vizitoni banjat antike të qytetit si dhe amfiteatrin prej 20,000 vende pjesërisht të nxjerrë nga toka që u ndërtua nën regjimin e Perandorit romak Hadrian në shekullin e dytë pas Lindjes së Krishtit.   

 

Përshtatur nga artikulli i The New York Times Style Magazine nga Alexander Lobrano, 7 shtator 2019

https://www.nytimes.com/2019/09/06/t-magazine/tirana-albania-travel-guide.html