SHESIM VILË TEK ROLLING HILLS - Century 21 Albania
Description

Vila ndodhet në Rezidencën Rolling Hills, që cilësohet si një ndër rezidencat autentike për stilin unik të ndërtimit të saj. Punimet arkitektonike, në përkujdesje të mjedisit dhe relievit bën të mundur që vila të pozicionohet në një vendndodhje të mrekullueshme. Vetë Rezidenca Rollin Hills është e spikatur për sigurinë, qetësinë, privatësin të cilën ofron, por edhe ajërin e pastër që mund të gjesh në të.
Vila ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 704 m2 të truallit.
Në mjedisin e jashtëm të vilës pozicionohet një pishinë dhe një oborr të bollshëm, nën qetësinë dhe privatësinë e duhur për të shijuar rrezet e diellit në një ambient shplodhës. Gjithashtu është mundësuar edhe parkingu.

Vila ka një sipërfaqe ndërtimore prej 579.6 m2 , të ndara në tre kate organizimin e të cilave e gjeni si më poshtë:
Kati nëntokë:
Me sipërfaqe prej 179.6 m2, nëpërmjet një korridori shpëndarës mundësohet kalimi për tek një qilar verash. Në të ndodhet dhoma teknike, një dhomë e cila shërben për lavanteritë, një depo dhe tualet. gjithashtu një ambient tjetër mund të përshtatet për palestër dhe rekreacion.
Kati përdhe
Ka një sipërfaqe prej 200 m2, nëpërmjet korridorit bëhet shpërndarja tek kuzhina e veçuar, e cila ka dalje tek soxhorno e madhe me oxhak. Në këtë kat pozicionohet një dhomë gjumi me tualet, ndërsa ka edhe një depo e një tualet të veçuar.
Kati parë
Në këtë kat kemi një sipërfaqe prej 178 m2, ndërkohë që 22 m2 i takojnë verandës. Organizohet në tre dhoma gjumi, secila me tuale dhe gardërobë. Vlen të përmendet se një prej dhomave të gjumit ka hapësirë të përshtatur edhe për një ambient studio.

Ndërkohë informacioni do të ilustrohet edhe nëpërmjet planimetrive më të detajuara.

Për më tepër informacion apo edhe një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!


Information
Gross Area:

704 m2

Interior Area:

580 m2

Bedrooms:

4

Baths:

6

Floor:

2

Type:

Villa

Status:

New

Availability:

Available

Website Views:

562

Documentation:

In certification process


Location

Address: Rolling Hill Residence

City: Tirana


Contact Agent