Testimonial për agjentët tanë - Century 21 Albania

Testimonials 

Testimonial për Arena Vojka, zyra Century 21 Adore

- Sa jam lidhur me Arenën për shitblerjen e pronës time dhe jam e kënaqur! Arena është korrekte dhe e komunikueshme për të gjitha për të gjitha pyetjet dhe kërkesat e mia. I jam mirënjohëse. Falëminderit Arena!

 

Testimonial për Eda Rama, zyra Century 21 Adore

- Shërbim i kualifikuar dhe në kohë rekord! Agjente e saktë, komunikuese dhe me shumë përkushtim. Shumë i kënaqur me shërbimin.

- Cilësi, shërbim dhe profesionalizëm! Century 21 Adore është agjenci imobiliare shumë profesionale, me zgjidhje të shpejtë të kërkesës që paraqitëm. Kemi ngelur shumë të kënaqur dhe kemi lidhur kontrata të tjera po me Century 21 Adore. Bravo!

 

Testimonial për zyrën Century 21 Adore

- Ky e-mail falenderimi shkon për Century 21 Adore. Unë si kliente e saj në rolin e shitëses, por edhe të blerëses, vlerësoj pa masë përkushtimin, korrektësinë, profesionalizmin dhe cilësinë në shërbimin e ofruar. Janë pikërisht këto cilësi pozitive që më bënë mua t'i besoj shitjen dhe blerjen e pronës time Century 21 Adore, realizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Një falenderim i vecante shkon për Aidën, Fllohen, agjenten e shitjes Eda. Pa ndihmën tuaj asgjë nuk do të bëhej e mundur. Thjesht jeni të paret dhe do t'ua rekomandoja dhe të tjerëve. 

 

Testimonial për zyrën Century 21 Atrium

- Përshëndetje stafit të agjencisë imobiliare Century 21 Atrium. Jeni më të mirët në treg. Sinqerisht e them dhe arsye është shumë e thjeshtë pasi unë personalisht kam blerë një apartament në vendin që unë e dëshiroja dhe me cmimin që absolutisht nuk do ta gjeja në asnjë vend tjetër. Ju falenderoj shumë dhe ju uroj punë të mbarë!

 

Testimonial për Evisa Metaj, zyra Century 21 Atrium

- Falenderoj zyrën Century 21 Atrium për shërbimin e dhënë në gjetjen e shtëpisë time me qira si dhe faleminderit edhe agjentes Evisës e cila u tregua shumë e gatshme gjatë procesit. Gjithë të mirat.

 

Testimonial për Gentjan Shamku, zyra Century 21 Atrium

- Faleminderit Century 21 Atrium, vecanërisht Gentjan Shamku për shpejtësinë, korrektësinë dhe profesionalizmin që treguan në shitjen e apartamentit tim 2+1 në Ali Dem në kohë rekord.  

 

Testimonial për Bruno Xhaferaj, zyra Century 21 Aulona

- Sado e rëndësishme paraja, në fund të ditës ka më rëndësi të lidhësh blerësin me shitësin e duhur. Këtë më mundësoi Bruno dhe zyra C21 Aulona si ndërmjetës idealë me shërbim shumë të mirë. Faleminderit shumë!

- Faleminderit Bruno që e shite shtëpinë time në një kohë shumë të shkurtër. As vetë nuk e besoja që do të shitej kaq shpejt!

- Faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe profesionalizmin!

 

Testimonial për Erton Bushati, zyra Century 21 Bridge

- Erton Bushati është një nga agjentët më të mirë të Century 21 me korrektësi maksimale dhe përkushtim ndaj klientëve.

 

Testimonial për Leonard Bidaj, zyra Century 21 Bridge

- Përshtypjet më të mira për shërbimet e ofruara nga agjenti Leonard Bidaj. Na ka qëndruar korrekt për çdo pyetje dhe informacion që kemi marrë. Ju falenderojmë përzemërsisht dhe suksese të mëtejshme.

 

Testimonial për Saliko Braja, zyra Century 21 Bridge

- Shumë e kënaqur me suportin e agjencisë Century 21 Bridge, në veçanti me Salikon, i cili bëri një punë të shkëlqyer. Besoj që do të bashkëpunojmë sërish në të ardhmen. 

 

Testimonial për Valmir Sadiku, zyra Century 21 Bridge

- Nga puna që ka bërë kompania imobiliare Century  21 jemi shumë të kënaqur. Shërbim shumë korrekt dhe i saktë. Dëshirojmë të bashkëpunojmë për një kohë të gjatë. Faleminderit!

 

Testimonial për Merita Lleshaj, zyra Century 21 Bridge dhe Eno Janjaj, zyra Century 21 Bond

- Për kërkesën time, jam tepër e kënaqur me shërbimin e Enos dhe Meritës. C21 një kënaqësi të bashkëpunoj me ju. 

- Shërbimi i kryer nga ana juaj shumë korrekt. Ju faleminderit! 

 

Testimonial për zyrën Century 21 CPM

- Të komunikueshëm, të duruar! Zgjedhja më e mirë! Faleminderit Irës për çdo herë që na është përgjigjur edhe jashtë orarit të punës duke u treguar e gatshme për t'ju përgjigjur çdo paqartësie që kishim. Faleminderit!

 

Testimonial për Century 21 Eon dhe Century 21 Eon+

- Falenderoj Century 21 Eon dhe Century 21 Eon+ që arritën të më gjejnë shtëpinë time me qira në më pak se një orë dhe ndërkohë vetë mbërrita dje në Shqipëri! I rekomandoj të dyja zyrat për këdo që do të vijë në Shqipëri! 

- Unë si qiramarrës kam mbetur tej mase i kënaqur me shërbimin e agjentëve. Serioziteti, përkushtimi dhe korrektësia ishte për t'u admiruar.

 

Testimonial për Arbri Shapalaku, zyra Century 21 Eon

- Unë qiradhënese dhe jam shumë e kënaqur nga agjenti Arbri Shapalaku. E ndoqi procedurën me shumë seriozitet.

- Unë si qiramarrëse jam jashtëzakonisht shumë e kënaqur nga puna që ka kryer agjenti Arbri Shapalaku. E ndoqi çështjen time me rigorozitet dhe e përfundoi me sukses!

- Vlerësoj në mënyrë të plotë dhe jam shumë i kënaqur nga agjenti Arbri Shapalaku. Më ndihmoi në realizimin e dhënies me qira të apartamentit që disponoj.

 

Testimonial për Doris Mara, zyra Century 21 Eon

- Unë si qiramarrëse kam ngelur shumë e kënaqur nga agjentja Doris Mara, e cila e ka trajtuar çështjen time me shumë seriozitet.

 

Testimonial për Aldo Duka, zyra Century 21 Eon

- Unë si qiradhënëse jam shumë e kënaqur me shërbimin e agjentit.

 

Testimonial për Karmela Halitaj, zyra Century 21 Botaniku

- E dashur Karmela, kjo kartolinë përmban imazhin e një shtepie kukullash që ndodhet në një prej muzeve të Hollandës. Thuhet se është një prej shtëpive të kukullave më të mëdha që janë bërë ndonjëherë. Duam të të falënderojmë për ndihmesën tënde në gjetjen e një shtëpie të vërtetë. Mezi presim të jetojmë në Tiranë! Të urojmë më të mirat. Edhe njëherë falëminderit. 

 

Testimonial për Erti Memoçi, zyra Century 21 Smart 

- Erti, përveçse ka qenë agjenti im prej vitesh është edhe agjenti më i mirë i Century 21 në Shqipëri. Një ndër njerëzit më shembullorë dhe dinjitozë në mënyrën sesi operon dhe bashkëpunon. Uroj që të gjithë njerëzit në Shqipëri të arrijnë të bëhen si Erti. Erti, vazhdo në këtë rrugë dhe çdo tullë e gur që do të investoj në Shqipëri do të jetë në duart e tua. 

- Falëminderit Erti për punën e mirë të bërë dhe arritjen me sukses të blerjes! Të uroj gjithë të mirat!

 

Testimonial për First Team, zyra Century 21 Smart

- Edhe pse mora oferta nga agjenci të tjera, e shita dupleksin me First Team nga C21 Smart për arsye të punës shumë të mirë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe për prona të tjera. Faleminderit!

 

Testimonial për Alba Toska, zyra Century 21 Smart

- Për të shitur pronën time (njësi 289 m2) ju drejtova agjecive imobiliare Century21. Eksperienca ime me Albën, agjenten imobiliare të caktuar prej agjencisë, ishte jashtëzakonisht e mirë. Profesionalizmi i saj në menaxhimin e kësaj shitjeje ishte tepër efikas dhe vendimtar në mbylljen me sukses të shitjes. Falëminderit për bashkëpunimin.

- Për të marrë një ambient me qira unë iu drejtova zyrës tuaj dhe kam bashkëpunuar me agjenten Alba Toska. Ky bashkëpunim ishte tepër korrekt dhe rezultativ dhe jam shumë e kënaqur nga profesionalizmi i saj i lartë si dhe shkathtësia me të cilën operonte duke më kursyer kohë që e kisha shumë të vlefshme në rastin konkret. Falëminderit Alba!

- Po ju shkruaj në emër të Studios Arkitekturore Symbiotica për të shprehur falënderimin për gjetjen e një apartamenti me qira për një nga inxhinierët e firmës tonë, zotit Johannes Wolfgang. Kemi kontaktuar me agjenten Alba Toska që më duhet të them se ishte e aftë që në një kohë mjaft të shkurtër të na gjente ambientin që ne kërkonim. Komplimente për profesionalizmin për agjenten, si dhe besoj dhe shpresoj të kemi bashkëpunime po kaq të mira në të ardhmen.

- Këtë vit kam dëgjuar shumë raste nga të njohur të mi për të lënë shtëpi me qira dhe marrëdhëniet që ata kanë patur me agjentët e agjencive imobiliare që kanë kontaktuar. Mund të them me bindje se Alba është një nga agjentet imobiliare më të zonja që kam njohur. Kam respekt maksimal. Përsa i përket klientëve që ju ndërmjetësuat në rastin tim për lidhjen e kontratës së qirasë mund të them se janë nga djemtë më korrektë që unë kam njohur. E kam kujtuar gjithmonë shërbimin e Albës dhe e falënderoj shumë! E kam të parën në listë nëse dikush më pyet apo interesohet për të kontaktuar një agjent imobiliar. I uroj gjithë të mirat!

 

Testimonial për Eriola Canga, zyra Century 21 Smart

- Me Eriolën sigurova apartamentin që ëndërronim! E falenderojmë për bashkëpunimin, korrektësinë dhe profesionalizmin.

- Me Eriolën kam bërë bashkëpunime duke shitur dhe dhënë me qira apartamente. Më pëlqen, sepse është korrekte, e saktë dhe do ta vazhdoj bashkëpunimin me të edhe në të ardhmen. E falenderoj për bashkëpunimin.

- Eriola të falenderoj për apartamentin që na zgjodhe dhe na dhe mundësinë ta merrnim me qira. Jam shumë e kënaqur me asistencën dhe gadishmërine tuaj. Faleminderit!

- Jam Klient i C21 ku kam bashkëpunuar me agjenten Eriola Canga. Nëpërmjet saj arrita të blej apartamentin tim. Jam shumë i kënaqur nga shërbimi, shumë i saktë dhe i shpejtë!

 

Testimonial për zyrën Century 21 IRG

- Faleminderit zyrës Century 21 IRG për gjetjen e shtëpisë time!

 

Testimonial për Indrit Begeja, zyra Century 21 IRG

- Të gjitha shkuan shumë mirë. Indriti ka qenë mjaft profesional. Shumë falëminderit! 

- Jemi shumë të lumtur që transaksioni u mbyll me sukses. Ishte kënaqësi të bashkëpunonim me ju. Indriti është kujdesur për të gjitha detajet e shitjes së apartamentit tonë nga fillimi deri në realizimin e shitjes. Na këshilloi për çmimin, na shpjegoi të gjitha procedurat dhe reklamoi pronën me një përshkrim dhe foto profesionale. Ai na mbajti të azhornuar për të gjithë të interesuarit dhe më pas arriti të gjejë blerësin e duhur në një kohë shumë të shpejtë. Indriti i ndoqi të gjitha procedurat deri në mbylljen e transaksionit, gjë që na lehtësoi tejmase pasi nuk ndodheshim në Shqipëri. Shumë falëminderit Indritit dhe agjencisë tuaj Century 21 IRG. 

- Shumë falëminderit zyrës Century 21 IRG për blerjen e apartamentit tonë. Agjenti Indrit Begeja u kujdes për çdo detaj. Me shumë korrektësi u bënë të gjitha procedurat edhe pse unë ndodhesha jashtë shtetit, Indriti më mirëpriti dhe më këshilloi me shumë durim për çdo gjë duke filluar që nga nisja e fotove dhe videos së shtëpisë e deri në momentin që mbërrita në Tiranë dhe firmosëm blerjen. Falëminderit dhe njëherë dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj!

 

Testimonial për Sokol Lami, zyra Century 21 IRG

- Many thanks to Sokol for organising and finding us the apartment. He is a very operative, responsible and communicative person and I appreciate that. 

- I am very happy with the service I received. Everyone was very helpful and friendly. Sokol answered all of my numerous questionss and even gave me helpful suggestions. He was very nice and knows the city very well. I would highly recommend him and Century 21 to anyone looking for a place. 

- Dear Koli, Tanya and I wish to record and express our most sincere appreciation for all your professionalism and support with respect to our rental apartment. From the very outset you were extremely helpful. You taking the time and effort to video call us to show the apartment was very important for us. We also appreciate all the follow up support you have provided. We will most certainly be recommending you and C21 to all colleagues. It has been a pleasure working with you and receiving such outstanding service, particularly when moving across continents! King regards, Gareth and Tanya

 

Testimonial për Anxhela Allajbej, zyra Century 21 IRG

- Sapo përfunduam një bashkëpunim me Anxhelën. Bravo për mënyrën si na shërbeu - me mirësjellje, korrektesë, përkushtim maksimal dhe me shumë edukatë. 

 

Testimonial për Enes Rustemi, zyra Century 21 Elite 

- Faleminderit Enesit, i cili pati shumë durim për të gjetur apartamentin tonë kur sapo kishim mbërritur në Shqipëri! Si apartamenti, ashtu dhe shërbimi për gjetjen e tij ishin perfekte. E rekomandoj shumë zyrën Century 21 Elite si dhe Enesin. Njerëz shumë profesionistë!

- Staf me profesionalizëm! Enxhi dhe Enes jeni shumë të mirë!

 

Testimonial për Marsela Mançi, zyra Century 21 Metropol

- Kur ne po kërkonim shtëpi me qera, Marsela na ndihmoi dhe na gjeti një hyrje te kompleksi Prestigj. Nga ai moment ajo fitoi respektin tonë si person, por edhe respektin për punn e saj. Tani së bashku me bashkëshortin po kërkojmë të blejmë një shtëpi, patjetër që me Marselën!  

 

Testimonial për Klejdi Mama, zyra Century 21 Partners 

- Bravo Klejdi! E konkluduam dhe një shitje tjetër! Më vjen mirë që po punojmë bashkë, madje dhe kolegu im që të referova ishte shumë i kënaqur. Sapo të rregulloj dhe apartamentin tjetër do të komunikojmë sërish. Faleminderit!

 

Testimonial për Fjordi Subashi, zyra Century 21 Royal

- Shumë falëminderit agjentit Fjordi Subashi për shërbimin dhe korrektesën. Do t'ia referoja kujtdo shërbimin e këtij agjenti!

- Shumë falëminderit Fjordi që në kohë rekord arrita të gjej shtëpinë me qira si dhe për lehtësinë në kryerjen e të gjitha vizitave në prona e në ndjekjen e procedurave. Faleminderit Fjordi!

- Më kanë bërë përshtypje korrektesa, përkushtimi dhe profesionaliteti i Fjordit! Falëminderit Fjordi që brenda 48 orëve nga takimi ynë më gjete apartamentin ideal për nevojat e mia! 

- Kemi ngelur të kënaqur nga shërbimi i Fjordit dhe zyrës Century 21 Royal! Shtëpia ishte në kushte shumë të mira dhe arredimi tepër komod. 

 

Testimonial për Asllan Meta, zyra Century 21 Royal

- Shumë faleminderit për punën e mrekullueshme që ke bërë. Meriton komentet më të mira për punën e palodhur dhe përpjekjet e shumta. Nuk kam fjalë të të falenderoj. Nga unë ke shumë respekte dhe e vlerësoj shumë punën që ke bërë si dhe uroj që të gjithë agjentët imobilarë të jenë si ti! Gjithë të mirat dhe shumë faleminderit!

 

Testimonial për Jonida Zerba & Irdi Dushku, zyra Century 21 Royal

- Jam klient i Century 21 Royal në Tiranë dhe konkretisht po bashkëpunoj me agjentët e Real Estate Jonida Zerba dhe Irdi Dushku. Dua të shpreh që deri më tani kam patur një bashkëpunim të mirë, tepër korrekt, profesional dhe etik. Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë i tillë. 

 

Testimonial për Jonida Zerba, zyra Century 21 Royal

- Unë dhe bashkëshortja ime zgjodhëm të blinim një apartament në Shqipëri dhe për këtë zgjodhëm të bashkëpunonim me Jonida Zerba nga Century 21 Royal që ndodhet në Tiranë. Që në takimin e parë me Jonidën, kuptuam se ajo ishte mirë në dijeni të rastit tonë dhe përvoja e saj dëshmonte për një kompetencë të çmueshme në detyrë. Pasi i shpjeguam të gjitha kërkesat tona lidhur me apartamentin, ajo u angazhua plotësisht për të gjetur pronën e duhur për ne, që jo vetëm i përmbushte të gjitha kriteret e kërkuara, por ishte brenda buxhetit që mund të përballonim. Vetëm nga ky fakt arritëm të kursenim shumëkohë të vyer për ne. 

Ndër të tjera, Jonida fliste shumë mirë edhe anglisht, edhe frëngjisht (gjuhën tonë), gjë e cila na e lehtësoi komunikimin me të. Falë profesionalizmit të saj, disponibilitetit për të na asistuar në çdo moment (pa dyshimin më të lehtë, Jonida i përgjigjej shpejt çdo pyetjeje apo kërkese tonës) si dhe durimit dashamirës për të dëgjuar dhe plotësuar çdo kërkesë tonën, ne arritëm të gjenim apartamentin që dëshironim. 

Për këtë, Jonida na udhëzoi drejt në çdo procedurë administrative dhe bankare që duhet të ndiqnim, duke u vendosur në marrëdhënie komunikimi edhe me avokatin tonë, duke na shpjeguar në çdo moment, hap pas hapi procedurat për t'u ndjekur. 

Do të kishte qenë e pamundur për ne, pa Jonidën, që të arrinim të blinim apartamentin e dëshiruar, sidomos në një vend që nuk ndodhet në Bashkimin Europian dhe nuk ndjek të njëjtat procedura me të cilat jemi mësuar në Francë apo Europë. Kjo nënkupton që ne po bënim një hap drejt të panjohurës, ku rregullat dhe ligjet ndryshonin, prandaj ishte vetëm falë pranisë së Jonidës që arritëm të mbyllnim me sukses transaksionin. 
Kolegu i saj Irdi është gjithashtu një agjent mbresëlënës.

Në mbyllje theksoj se te dy ne, i jemi shumë mirënjohës Jonidës për ndihmën e saj të vyer gjatë blerjes së apartamentit tonë. Durimi, prania dhe mirësjellja e saj ishin garantuesit më të mirë në procesin e blerjes. Falë saj, kërkimi ynë për të blerë një apartament në Shqipëri arriti të bëhej realitet. 
Faleminderit një mijë herë Jonida! 
 

Testimonial për Erjon Lumaj, zyra Century 21 Future

-Ka qenë një kenaqësi dhe fat për mua per blerjen e një apartamenti buzë detit në Shëngjin. Por ndihmen e madhe e pata nga agjencia juaj me agjentin e respektuar Erjon Lumaj. Zoti Lumaj ka qenë i lehtë ne komunikim dhe ka respektuar kohen dhe procedurat. Ashtu si ne Evropë ku jetoj une, koha dhe rregulli respektohet shumë,gjithashtu Erjoni i ka respektuar.

 I uroj suksese Erjonit dhe century21 në te ardhmen.

 

Testimonial përAsllan Meta , zyra Century 21 Royal 

-Pershendetje.

Sapo perfundova nje marreveshje qeraje me agjensine tuaj. Ju falenderoj per bashkpunimin.Jam shume I kenaqur nga agjenti juaj Asllan Meta.Eshte shume I sjellshem dhe mjaf I perkushtuar. Te mbaron pune.
Falemnderit!

Testimonial për Eriola Canga, zyra Century 21 Smart

-Pershendetje.

Eriolen ma ka referuar nje mikeshe imja e cila me prezantoi disa opsione apartamentesh ne Golem sot arrita te finalizoj ne kohe record blerjen e apartamentit. Jam shume I lumtur dhe shume faleminderit Erioles.

-Per nje periudhe te gjate isha ne kerkim ten je apartament me qira deri ne momentin qe kontaktova me Eriolen, fale nje komunikimi dhe bashkepunimi ne nje periudhe te shkurter arrita te gjej apartamentin qe me pershtatej me kerkesat e mia.

-Pershendetje Century 21.Sapo kam perfunduar blerjen e nje prone ne bashkepunim me Eriolen, agjenten tuaj.Jam shume e kenaqur nga angazhimi dhe perkushtimi I treguar gjate rrugetimit tone pegjate kesaj periudhe ne gjetjen e apartamentit. E falenderoj shume per gaditshmerine e treguar.Faleminderit Eriola!

-Pershendetje, sapo perfundova blerjen e nje prone per prinderit e mi ne bashkepunim me agjenten Eriola per te cilen jam vertet I kenaqur pasi e ka ndjekur si procedure deri ne fund. Vertet faleminderit!

-Pershendetje.

Eriolen e kam gjetur rastesisht por ndonjehere rastesia sjell doemosdoshmeri eshte nje vajze shume punetore, shume e zonja ne punen qe ben, teper kembengulese dhe e afte.Qelluam menjehere ne te paren ku sapo mbyllem nje kontrate qiraje qe ja vlen. E falenderoj!

-Pershendetje.

Dje per ne miku im kishte pergatitur shtepi per ne, por do te na duhej te largoheshim diten tjeter. Na duhej te merrnim nje vendim shume shpejte.

Keshtu ju falenderoj shume Eriola per perpjekjet qe ben per te na gjetur apartamentin. Ti je vertet nje agjente shume e mire ne industrine imobiliare.

Te uroj nje dite te mbare, Eriola!

Copyright © 2020