VILË E STILIT NEOKLASIK PËR SHITJE NË SHKALLNUR! - Century 21 Albania
Përshkrim

Sjellim për ju këtë vilë luksoze në Shqipëri të stilit neoklasik. Ajo ndodhet në majën e kodrës së Shkallnurit 35 km nga Tirana, ku ajri i pastër dhe pamja relaksuese e detit ofrojnë gjithçka për një jetë të cilësisë më maksimale.

Përsa i përket sipërfaqes, prona disponon sipërfaqe banimi 405 m2 dhe një oborr prej 3300 m2.

Organizimi i brendshëm ofron çdo gjë perfekte si nga arkitektura ashtu edhe në arredim. Korridore të bollshme dhe të ndriçuara, 2 dhoma ndenje, 1 zyrë, 1 kuzhinë, 2 dhoma me krevate tek të cilat lidhen me 1 tualet të përbashkët, 1 dhomë seniorësh me tualet personal përballë dhe dhoma matrimoniale me tualet dhe garderobë të jashtëm.

Sikurse e shikoni, nuk është kursyer aspak në arredim, i cili është kryer vetëm para 3 viteve nga specialistë të jashtëm.

Por është menduar edhe për miqtë, të cilët në katin minus 1 do të gjejnë një bar gjigand me kapacitet për 6O persona ashtu si edhe një palester force dhe aerobie.

Ambienti i jashtëm me shatërvan funksional dhe me pishinën me pamje nga deti janë perla të tjera të kësaj prone. Pishina mbulohet nga 2 filtër të fushqishëm dhe depozita të mëdha inoksi.

Dhe nuk mbaron këtu...
Ky oaz banimi ndodhet në mesin e pemëve halore në trajtë perimetrale përreth 3300 metrave katror dhe në brendësi ndodhet pylli orbital me pemë nga më të ndryshmet si: mushmolla, kajsi, ftonj, hurma, pjeshkë, kumbulla, shegë, mollë, lajthi, ullinj, qershi, fiq etj. etj. të gjitha të gatshme për tu vjelur ;).

Por jo vetëm kaq...
Prona ofron siguri maksimale me rrethimin, kamerat dhe sistemin e sigurisë.

Sigurisht që ne mund të shkruajmë pafund për
bukuritë dhe të mirat e kësaj prone, por pjesën tjetër po e lejmë tj`ua prezantojmë gjatë vizitës në të... :)

Nëse zgjuam sadopak interesin tuaj, jemi një telefonatë larg...


Informacion
Sip. Totale:

3700 m2

Sip. e brendshme:

405 m2

Dhomat e gjumit:

4

Tualetet:

4

Dhomen e ndenjes:

2

Kati:

2

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

1012

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Karakteristikat
Vendndodhje

Adresa: Shkallnur

Qyteti: Durrës


Kontakto Agjentin

Copyright © 2020