Shesim vile me sipërfaqe totale ndertimi 800 m2, me një oborr 3040 m2 dhe vresht 28 350 m2 në fshatin Vrrinë, Durrës.
Godina është e ndërtuar e gjitha me gurë dhe dru dhe është e pozicionuar në kodër e cila ofron një pamje panoramike të të gjithë zonës. Në pjesën e përparme ka një pishinë dhe një oborr të dekoruar me lule, i mbjellë me ullinj disavjecarë dhe pemë frutore të cilën e bën një mundësi shumë të mirë edhe për investim në agroturizëm.
Zona në të cilën ndodhet prona ofron potenciale të larta prodhuese, klimë dhe mjedis të shëndetshëm me ajër të pastër dhe për këtë arsye është e mbjellë me rrush tavoline i bardhë dhe i zi. Vreshti është e investuar dhe ka të gjithë infrastukturën e nevojshme si puse uji, system ujitje, shtylla betoni, sistem sere, rrethim, rrugë etj.
Toka është vreshtari shumë prodhuese ku merret prodhim prej 10 vitesh dhe mund ti bashkohen dhe tokat përreth nësë dëshironi të shtoni sipërfaqen dhe potencialin e prodhimit.
Prona ndodhet në një distance prej 40 km nga Qëndra e Tiranës dhe vetëm 5 km nga rrethrrotullimi i Sukthit ne nje distance shume te afert me zone turistike ne Durres.
Për më shumë informacion apo vizitë në pronë ju lutemi të na kontaktoni!
Adresa: Shën Avlash
Qyteti: Durrës