Shitet Vile ne Rezidencen Green Valley. - Century 21 Albania
Përshkrim

Vila ndodhet ne Rezidencen Green Valley

Informacion mbi Vilen:
• Ndërtim i ri, 2022
• Siperfaqe parcele 459 m2
• Sipërfaqe ndertimi: 275.5 m2.
• Sipërfaqe mbi toke : 189.9 m2

Organizimi:
KATI PERDHE
• Salloni i ndenjes
• Guzhine e vecuar me ambjent ngrenie
• Ambjent ngrenie ne sallonin e ndenjes
• Portiku per ambjent ngrenie te jashtem
• 1 Tualet

KATI I PARE
• Korridor Shperndares
• Dhome gjumi me tualet
• Dhome gjumi me tualet + garderobe te hapur
• Dhome gjumi matrimoniale me tualet + garderobe te hapur

KATI NENTOKE
Ambjent i ndricuar dhe ajrosur me mundesi per organizimin e funksioneve te ndryshme: homecinema, kantine vere, lavanteri, depo, palester etj

PARCELA
Siperfaqja e bollshme dhe organizimi i saj perreth viles mundeson realizimin e pishines dhe gazebove me permasa optimale per te patur nje kend tjeter ndenjeje dhe argetimi ne banese. Hapesira e parceles mund te organizohet/perdoret edhe per kend lojrash per femije, kende kopshtarie etj. 2-3 poste parkimi sipas nevojes te jashtme te mbuluara me strukture te lehte.

Cilësime të tjera:
• Siguri ndaj termeteve deri ne 9 balle te garantuar
• Siguri nepermjet rrethimeve, kangjellave dhe sistemit te monitorimit perimetral 24/7
• Standard i larte ndertimi qe shmang nevojen per investime shtese nga klienti ne rifinitura apo sisteme
• Kategoria A per eficense energjitike
• Impiant HVAC i tipit MiniVrF
• Performance e larte akustike
• Panele diellor dhe akumul (boiler) me pompe nxehtesie per ujin e ngrohte sanitar
• Oxhakë të pozicionuar mes dy vetratave që shohin në oborr
• Tarrace te gjelberuar

REZIDENCA
E pozicionuar në një nga zonat më të gjelbërta dhe të bukura të Tiranës me pamje nga parku i madh i liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës "Green Valley" ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për tranport publik, distancë e pranueshme për levizje në këmbë, biçikletë, urban si dhe lidhje direkte me autostradën Durrës - Tiranë - Elbasan. Në ekstremin më të gjelbër të qytetit por sërish brenda tij!

Treguesit e projekteve janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit: Intenstiteti i ndërtimit vetëm 0.5 dhe koefiçienti i shfrytëzimit të truallit 20%.
Kombinimi i këtyre 2 treguesve na garanton dominancën e sipërfaqeve të gjelbërta si në oborret private dhe ato publike dhe na mundëson që të krijojmë hapësira të brendshme optimale. Eshte punuar për të krijuar një oaz të gjelbërt ku çdo detaj është studiuar me dashuri për të krijuar një ambient mahnitës dhe surprizues që shlodh shqisat.

Në Green Valley vilat dhe apartamentet nuk janë kurrë të mbyllura & të izoluara, muret janë një sekuencë kuintash që nuk takohen kurrë për të lejuar depërtimin e dritës dhe shikimit. Çdo hapje është e bollshme, ambientet janë të përmbytura nga drita natyrale dhe çdo boshllëk mes hapësirave të orienton drejt peisazheve më të largëta të parkut mesdhetar. Hapësirat janë të hapura në çdo drejtim dhe shikimet nuk ndeshen me fqinjët, për të respektuar lirinë dhe privatësinë e të gjithëve. Kështu kemi një ambient të brendshëm që shkrihet në natyrë dhe natyra hyn në banesat tona, e jashtmja dhe e brendshmja shkrihen në një hapësirë, oborret dhe shtëpia kanë sensin e vazhdimësisë.

Green Valley na jep ndjesinë e "një shtëpie në mes të një pylli të vërtetë", ku godinat janë të rrethuara me pemë të larta dhe kopshte private e publike. Vilat rrethohen nga gjelbërimi dhe pemët, në secilën prej tyre hapësira e jashtme është një tejzgjatje e hapësirës së brendshme dhe ka një funksion.Apartamentet në katin 0 janë të rrethuar nga kopshtet private në të gjithë drejtimet, për të dhënë lidhjen më të ngushtë me natyrën.

Teknologjia me qasje të fortë ekologjike është në ADN-në e këtij projekti, për të garantuar cilësinë më të lartë të jetesës dhe komoditet maksimal në çdo hapësirë.

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

276 m2

Sip. e brendshme:

276 m2

Sip. Toke:

459 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

4

Dhomen e ndenjes:

1

Lloji:

Villa

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

174

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin